Hajnat

Kultura

Hajnat

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:22
Adem Bytyqi

Të gjithë hajnat

Janë ngrit n'këmbë

Z, Kurti e kritikojnë

Për Kosovë 

Aspak s'mendojnë.
 

Haj medet bënë Kosova

Opozita ka shkel n'bagël

Janë bërë bashkë 

Me Edi Ramën 

Duke i dalur 

N'krah Vuqiqit

Kundër Kosovës 

Dhe Albinit.
 

Me Memlia e Enver Hoxha

Abdixhika dhe Avdullah Hota

Dhe hajnave të tokave 

Vështirë se do t'ketë 

Shpëtim Kosova.
 

Këtyre maskarallaqeve

Kundër Kosovës

I janë bashkuar 

Edhe ca gazetarë

Politikanë e opinionista

N'vend që t'i dalin zot Kosovës

Ulurisinë si zagarë

Për fytyrë nuk e kanë dert

Edhe atëherë 

Kur e shesin vendin e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat