Libri i J.B.Diel me titull „Skënderbeu“ tragjedi ,botim i vitit 1882 ,është një vepër e shkëlqyer që nderon e lavdëron heroizmin e princit fisnik arbëror Gjergj Kastriotit dhe vetëflijimin në luftën kundër turqve pushtues.
Autori Diel ishte një „shok e mik besnik i studiuesit të letërsisë dhe Jezuit zviceran Alexander Baumgartner.Ai studio filozofi, letërsi dhe teologji ,por pas ediktit të dhjetorit të vitit 1872 ai u detyrua të largohet në Angli ku u sëmurë dhe fatkeqësisht vdiq shumë i ri.
Shkrimet e mëvonshme të botuara nga botuesi Herder përmbajnë përveç tragjedisë së shkëlqyer në vëllimin e parë të titulluar: „Scanderbeg“ edhe poezi shumë të këndshme. Diel ishte një poet lirik dhe i talentuar më një frymë të thellë ,i zhytur thellë në legjenda, histori dhe në lavdinë e bukurinë e natyrës. Poezia dhe besimi ishin mishërimi i të gjitha mendimeve të tij në rininë e tij,kështu arti, legjenda, historia dhe natyra haptas hapën boshtin e studimeve dhe krijimtarisë që ai u thellua për të nxjerrë më pas më të mirën për lexuesit.
Ai vetë na kujton shumë me vend në fund se „Lirika në thelb riprodhon vetëm gjëra të vjetra. Por pikërisht kjo është detyra e Lirikës së vërtetë, që këngën e vjetër ta bëjë gjithmonë të re."
Veprën autori e fillon duke e lartësuar emrin e kryeheroit tonë arbror Gjergj Kastriotit:
„Sa të rrojë mbreti, Arbëria do të qëndrojë e fortë si shkëmbinjtë...“
Rroftë Skënderbeu!
Të gjitha:
Rroftë Skënderbeu!
Rroftë Skënderbeu, mbreti i Arbërisë!...
Pastaj vazhdon me fjalët si këto të cilat ai i nxjerrë nga goja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut i cili i fletë ushtarëve ;
„Zotërinj të ndritur të Arbërisë së lirë!
Nëse lufta më hakmerret, hakmerret ndaj meje;
Unë kam bërë beteja të përgjakshme për nëntëmbëdhjetë vjet,
Vështirë se një herë gjatë natës e kam vërë kokën i qetë mbi jastëkët.
Gjithëfuqia shpesh më zgjonte nga gjumi
Unë kam vetëm një dëshirë, lirinë e Arbërisë.
Zoti është dëshmitari im për lumturinë e të gjithë juve
Ju duhet të shkëlqeni në portat e Europës.
Kështu mendoja dikur, kështu mendoj edhe tani.
Vepra përfundon me përshkrim rrënqethës ma rastin e vdekjes së mbretit arbëror si vijon:
Skënderbeu : Më silli helmetën, shpatën time besnike...
Skënderbeu vdes dhe pastaj dalin fjalët e të pranishmëve:
„Le të lutemi për këtë shpirt heroik,“
Kapiteni:
Ku është Skënderbeu? Oh mrekulli,mrekulli!
Ai shkoi para nesh si një Engjëll,
Shpata e tij shkëlqeu,
mbruoja e tij shkëlqeu fort dhe turqit ikën të tmerruar...
ku eshte mbreti
Kur jemi te përshkrimi i Lekë Dukagjinit autori jep një detaj interesant të panjohur, se si ai ia kap dorën mbretit arbëror dhe e puth, dhe ja si dalin fjalët e Dukagjinit:
Dukagjini:
(nxiton në Kishë):
„Kush ka vdekur? Hajde, le të bien këmbanat!“
(pranë vendkalimit, te kufoma e Skënderbeut): Shpirti jotë na ka pri drejt fitores! (Ia kap dorën Skënderbeut dhe e puth.)
Dukagjini i drejtohet popullit:
„U rrëzuan muret e Epirit,
U përmbysën kështjellat,gjithë forcat tona u shuan,
Arbëria tani u shtri për tokë,
Dhe mjerë Europa,...
Liria humbi me këtë njeri.“
Tani edhe ky libër pjesë e Bibliotekës dhe arkivit tim personal.