Ngritja n'pjedestal e Flamurit Kuq e Zi!

Kultura

Ngritja n'pjedestal e Flamurit Kuq e Zi!

Nga: Sami Arifi Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Mashështi e bardhësi,

ngritja n'pjedestal e Flamurit Kuq e Zi!

Pas gjakosjes dorë më dorë,

flakëron Flamuri n'Vlorë...

 

Për frymëzimin e lirisë Arbërisë,

mbeti prushi i Pellazgjisë!

Që nga Thoti e te Agroni,

s'u larguan kurrë nga froni!

Ishte Teuta mbëretëresh,

Nora Kelmendi një sokolesh!

 

T'gjithë trimat duke luftuar,

atdheun kurrë pa e harruar!

Prapë po vije krushku i parë,

Skënderbeu n'Krujë ka ardhë!

Me treqindë kalofës n'Kshtjellë ka hy,

ngritë Flamurin n'Krujë Kuq e Zi!

 

S'do t'harrohet kurrë shenjtria,

do t'zotërohet prapë Iliria!

Do t'zgjerohemi hap më hap,

n'truallin tonë t'larë me gjak!

T'flakëroi flamuri i të parëve,

ku ishin atje troje t'shqiptarëve!

 

Pas gjakosjes dorë më dorë,

flakëron flamuri nga Qenali prapë n'Vlorë!

Madhështia sot aty e ka fillimin,

kah kemi rrënjët s'ndalon ngulimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat