​Gazetarja hap ekspozitë, mjetet bamirësi për Ukrainën

Kultura

​Gazetarja hap ekspozitë, mjetet bamirësi për Ukrainën

Më: 25 mars 2025 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetarja dhe artistja ukrainase, Lyudmila Makey ka hapur sot ekspozitën personale "Bright on Black", me ç’rast mjetet e fituara do të dhurohen për bamirësi në Ukrainë.

Makey ka ekspozuar disa piktura të punuara vetë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, çmimi i të cilave është dhjetë euro.

Gazetarja dhe shkrimtarja, Lyudmila Makey tregoi se me t’u hapur ekspozita, ka pasur interesim të madh për t’i blerë pikturat e saj.

Ajo potencoi se të ardhurat nga kjo ekspozitë do t’i dërgojë për t’i ndihmuar ushtrinë ukrainase.

Makey tha se ekspozitat e ardhshme do të jenë më të mëdha.

Makey: Paratë do t’i dërgoj në Ukrainë, ekspozita e ardhshme do të jetë më e madhe

Prishtina është shtëpia ime e dytë. Është një vend i veçantë për zemrën time, sepse këtu kam takuar njerëz shumë miqësorë dhe mikpritës. Ata janë jashtëzakonisht miqësorë. Tani kam shumë miq, kolegë. Kam mundësinë të vazhdoj punën time si gazetar dhe të realizohem si artiste. (3:24) Është e papritur për mua, por për tani të gjitha janë shitur. Dhe ndiej se duhet të pikturoj më shumë e më shumë, sepse shumë njerëz duan t’i blejnë ato. Ekspozita e ardhshme, mendoj, do të jetë më e madhe. (3:48). Kam disa kolegë të mi ukrainas, vullnetarë. Ata po ndihmojnë ushtrinë ukrainase”, u shpreh Makey.

Gazetarja dhe artistja ukrainase, Lyudmila Makey, e cila po qëndron tash e disa kohë në Prishtinë, tha se ky vend është “dashuri e mrekullueshme për të”.

Ajo theksoi se kur pikturon, shërohet duke ëndërruar për paqe në vendin e saj, Ukrainën.

Makey: Kur pikturoj, shërohem, unë ëndërroj për paqe

Prishtina është dashuri e mrekullueshme e imja. Kështu, kam shumë frymëzim nga miqtë e mi, nga natyra e mrekullueshme, nga Parku i Germisë. E dini, është shumë e vështirë kur çdo ditë lexon lajme shumë të trishtueshme nga Ukraina. Dhe çdo gjuajtje dhe bombardim lë një vrimë në zemrën time. Kështu, kur pikturoj, shërohem. Unë ëndërroj për paqe, për dashuri, për lumturi në familjet tona”, potencoi Makey.

Erblina Kransiqi nga organizata jo qeveritare Jesuit Refugee Service (JRS), tha se ky aktivitet dy ditor i Makeyt ndihmon që refugjatët të ambientohen me vendin dhe të lirohen duke shprehur artin.

Krasniqi: Aktiviteti ndihmon refugjatët të shprehin dhimbjen dhe gjërat që i kanë për Ukrainën, përmes artit

"Ndër shërbimet të cilat ne i ofrojmë janë shërbimet shëndetësore, asistencë dhe kurse të gjuhës shqipe, të gjuhës angleze. Gjithashtu, edhe kurse të integrimit në mënyrë që një i huaj kur të vije në Kosovë për tu integruar duhet të kalojë nëpër këto faza që të integrohet sa më lehtë në shoqërinë tonë...Aktivitetet si ky i sotshëm që i kemi bërë me Lyudmyla Makey, e cila është gazetare ukrainase, njëkohësisht edhe refugjate këtu në Kosovë besoj që iu ndihmojnë edhe të ambientohen me vendit këtu dhe të lirohen pak më shumë, dhe të shprehin artin, dhimbjen dhe gjërat që i kanë për Ukrainën, përmes artit", tha Krasniqi.

Ekspozita personale "Bright on Black", është e hapur sot dhe të mërkurën nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

Kjo ekspozitë është e treta me radhë nga gazetarja ukrainase Lyudmyla Makey.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat