Bajram Kelmendi
Ishte një avokat i zoti
Në kohë lufte
Kundër Serbisë.
Serbinë e paditi
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Për krimet makabre
Të ushtrisë serbe
Kundër popullatës civile në Kosovë.
Në shenjë hakmarrjeje,
Në një natë, policia serbe
I hynë në shtëpi Avokatit Bajram Kelmendit,
E kidnapuan me të dy djemtë
Dhe e ekzekutuan
Në mënyrë mizore,
Në një vend.
Pas disa ditësh,
U gjetën trupat
E tyre të masakruar.
Familja Bajram Këlmendit
Është shuar për lirinë tonë,
Dhe si familje,
Për të mos vdekur kurrë.
Sot dhe gjithmonë,
Shkëlqen shtatoria e tij
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.