U harruan doajenët e kulturës dhe artit shqiptar në Kosovë!

Kultura

U harruan doajenët e kulturës dhe artit shqiptar në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 prill 2025 Në ora: 13:04
Ismail Muçiqi

Kultura shqiptare në Kosovë para luftës ishte e krahasueshme me vlerat artistike të vendeve më të zhvilluara të Evropës. Emrat e njohur të artit, filmit, kinematografisë ishin doajenët e një periudhe historike e cila është e papërsëritshme. Populli i Kosovës ishte krenarë që në kohën e sfidave më të ndryshme të ndërtimit të identitetit, kulturor e politikë në gjiun e vetë pati artist të përmasave ndërkombëtare të cilët lanë gjurmë të thellë në arenën e kultures botërore.

Emri i Bekim Fehmiut, i Abdurrahman Shalës, i Estref Begollit, i Faruk Begollit, i Leze Qenës, i Xhevat Qenës, i Katarina Josipit ishin vetëm disa nga figurat emblematike të cilat i dhanë energji, shpirt dhe invencion teatrit, filmit dhe Botës moderne të kultures Shqiptare. Një popull që i harron vlerat krijuese të ish gjeneratave (i harron bijtë dhe bijat e veta) thonë se vështirë të ketë perspektivë. Sot në shekullin e 21 menjëherë pas Çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës ka filluar të plaket dhe të topitet memoria e Institucioneve të kulturës të cilat asesi nuk po arrijnë ta vazhdojnë rrugën e lavdishme të ish gjeneratave të arta të kulturës Shqiptare në Kosovë. Në Kosovën tonë po ndodhin paradokset me negative të cilat po ja zënë frymën vlerave kulturore, artistike të cilat i duhen gjeneratave në kontunuitet për tu kulturuar dhe emancipuar si shoqëri në tranzicion.

Sot në Kosovë gjithkushi është bërë gazetar, publicist, poet, romancier pa kritere dhe vlera të kritikës letrare e cila po i mungon vendit që nga pas lufta. Çdo gjë është shndërruar në interes komercial për përfitime personale duke i anashkaluar standardet e mirëfillta që i kërkon kultura, arti dhe shkenca e një shoqërie te zhvilluar. Kosova dikur mburrej me artistët dhe regjisorët e mëdhenjë të cilët përmes projekteve të ndryshme e mbajtën gjallë popullin për ta fituar lirinë e shenjtë. Ato vlera kulminante në kulture, art dhe muzikë si dhe në kinematografi i dhanë shumë inspirim gjeneratave të cilat me admirim dhe me respekt i çmonin figurat e mëdha artistike të kombit.

Mjerisht sot jemi larg trashëgimive që i lanë gjeneratat para nesh e të cilat i dhanë kuptim artit, muzikës, teatrit, filmit dhe kritikës në përgjithësi. Fajtorë për këtë është sistemi i kalbur arsimorë i cili është kontaminuar vite me radhe, permes ndërhyrjeve me te ndryshme nga politika, grupet e interesit dhe nga njerezit pa integritet dhe kredbilitet qe udhehiqen Arsimin ne Kosove. Kjo gjendje e mjerueshme do të vazhdoj derisa shkolla ti kthehet realitetit te mirëfillte nga familja, rrethi shoqërore Sistemi i Arsimit ku Qeveria e Shtetit do duhej ta veje ne plane te pare si prioritet Kombëtare Arsimin dhe Edukimin ne shkollat tona. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat