Kjo është shkolla ku kam punuar unë dikur, emri, por edhe jo godina!
Atëherë mësimi zhvillohej në një ngrehinë të vjetër përdhesë, të ndërtuar prej guri.
Klasët ishin të parregulluara si duhet, dimrat shumë të ftohta, nxemja bëhej me stufa, madje mjetet për konkretizimin e mësimit ishin aq të pakta sa që nuk vlenë as të përmenden!
Por, suksesi nuk ka munguar asnjëherë, gati 90% të nxënësve kanë përfunduar shkollat e larta dhe fakultete, ka të tillë që kanë edhe tituj të lartë akademik të profileve të ndryshme!
Tani, pas kaq shumë vjetësh kur shoh një godinë kaq grandiose e moderne që ka pamjen e një qendre univerzitare me bëhet zemra mal dhe them me veti a thua kanë arsye ata nxënës që mos të mësojnë dhe tregojnë rezultate maximale në mësim dhe dije?
Prap jam thellë i bindur se në këtë shkollë mësimi, dija dhe edukimi nuk mungon, sepse është në tranditën shekullore të kësaj vatre të arsimit dija si shprehje e intresimit dhe talentit të gjeneratave të popullatës të këtij vendbanimi të lasht Pellazgo-Ilir!
Uroj dhe shpresoj, që kjo që thash unë me këto pakë fjalë të jetë realitet, duke i përshëndetur nga larg, shumë larg nxënësit dhe kuadrin arsimor të kësaj shkolle me të cilët me lidhin shumë kujtime dhe emocione të veçanta nga e kaluara e jetës sime!