Lukas Mandl - Mysafir i nderit në atelienë e Destan Gashit në Austri

Kultura

Lukas Mandl - Mysafir i nderit në atelienë e Destan Gashit në Austri

Nga: Ajete Zogaj Më: 28 prill 2025 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Para dy vitesh, skulptori i mirënjohur nga Kosova Destan Gashi ka lëvizur vendin e ateliesë prej Himbergut në Bad Vöslau të Austrisë.

Tani më ka bërë traditë që dy herë në vit të hap atelienë e tij për publikun, njëherë në pranverë dhe të dytën herë në vjeshtë, duke hapur ekspozita me veprat e tij të reja.

Edhe piktorja Barbara Gashi, bashkëshortja e skulptorit Destan Gashi, merr pjesë në keto ngjarje me pikturat e saja.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Çifti i artistëve Gashi, kanë studiuar së bashku në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel në vitet 80. Destani në atë kohë ka filluar studimet për skulpturë, pas diplomimin në pikturë, ndërsa Barbara ka hyrë si studente në atelienë e pikturës.

Në hapje të ekspozitës ( prill 20205) para disa ditësh, ishin të pranishëm artdashës të shumtë, por edhe përfaqësues të politikës e diplomacisë.

Vend punimi ( atelea e Destanit) dhe skulpturat e reja nga mermeri lanë mbresa të mrekullueshme për vizitorët, duke shpërfaqur artin unikat të cilin e krijon me shumë pasion e dashuri Destani.

Ekspozita e Destanit dhe Barbares bëri jehonë në shtypin vjenez, të cilat bënë paralajmërim disa ditë para hapjes së ekspozitës. Mediat e gazetat të shumta kishin paralajmëruar ekspozitën disa ditë përpara.

Christian Flammer: Destan Gashi është një artist i jashtëzakonshëm

Kryetari i Qytetit Bad Vöslau, Christian Flammer erdhi për herë të parë në atelienë e skulptorit dhe ishte i befasuar me veprat e veçanta të artit të ekspozuara. Flammer vizitoi atelienë së bashku me Këshilltarjen e Qytetit Doris Sunk.

Christian Flammer vlerësoi lartë skulpturat e Destanit duke u shprehur se, Destan Gashi eshtë një artist i jashtëzakonshëm. I mrekulluar me veprat e artistëve Gashi, kryetari planifikon një ekspozitë në qytet me veprat e çiftit për vitin e ardhshëm.

Piktorja Barbara Gashi, me shumë dashuri me gjuhën e një artisteje të vyeshme, u shpjegon mysafirëve për skulpturat e Destanit dhe prezantonte disa tablo të reja në galerinë e ateliesë me të cilat ajo krijonte një atmosferë ngjyrash të ngrohtë dhe të këndshme.

Ishte prezent edhe impresionuar nga skulpturat dhe pikturat edhe Markus Wertek, Këshilltari i Kulturës e Qytetit.

Por mysafir i Nderit dhe i papritur ishte Lukas Mandl, cili është Deputet në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe në Straßbourg, dhe është mik i ngusht të Kosovës, i cili kishte ardhur së bashku me Këshilltarin e Qytetit Phillip Schottleitner.

Lukas Mandl njeh çiftin e artisësh Barbara dhe Dastanin, si dhe krijimtarinë e tyre artistike prej disa vitesh. Ai ka vizituar ekspozitat e tyre në Vjenë dhe ka prezentuar në vitin 2023 një vepër madhore të Destanit në Landhaus NÖ në Vjenë.

Eurodeputeti Mandl ishte shumë i interesuar për veprat nga guri sidomos për skulpturat nga mermeri i Kosovës dhe për temat e tyre, për legjendat dhe për tregime nga Kosova. Ai qëndronte me kënaqësi më shumë se një orë në atelie, gjithmonë me pyetje e interesimin për Artin dhe për Kosovën.

Barbara e Destan Gashi do të kenë dy ekspozita në Bruksel këtë vit, një në fund gushti në muzeun BCV në Koekelberg dhe më pas një tjetër në Parlamentin Evropian.

Ajete ZOGAJ

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat