Çeku: Të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës kulturore

Kultura

Çeku: Të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës kulturore

Më: 30 prill 2025 Në ora: 22:32
Pamje nga vizita

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë vizituar nga afër punimet në Qendrën për arte, kulturë e inovacion në Rahovec, e cila tashmë ka marrë formë.

Po ashtu ai bëri të ditur se në këtë hapësirë moderne që po krijohet, për artistët, të rinjtë dhe komunitetin artdashës të Rahovecit punët po zhvillohen me dinamikë të lartë.

Tutje ai ka shtuar se "ky investim i rëndësishëm, me vlerë mbi tre milionë euro, do t’i japë jetë qytetit dhe do të shërbejë si pikë referimi për zhvillimin kreativ dhe artistik".

“Të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës kulturore anekënd vendit”, ka shkruar Çeku në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat