Ne nuk e flijuam jetën
për t’u tallur me vendin
dhe shtetin që e ndërtuam
me shumë mund e gjak –
ata që i lamë pas.
Mos na detyroni
të ngrihemi nga varri,
të vijmë në Parlament
për t’ju treguar
sa e rëndësishme është
konstituimi i Kuvendit
të shtetit të Kosovës –
për ekzistencën e të cilit
është derdhur një det gjak.
Por bëjeni këtë vetë,
sa më shpejt,
për ta bindur botën
se jemi në gjendje
të ndërtojmë
dhe të mbajmë një shtet!