Shkolla “Astrit Bytyçi” shfaq filmin “Zëri i heshtur”

Kultura

Shkolla “Astrit Bytyçi” shfaq filmin “Zëri i heshtur”

Nga: Faton Mehmeti Më: 31 maj 2025 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Edukimi në shkollë është një hap thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë dhe shtetit. Në këtë drejtim, shkolla fillore "Astrit Bytyçi" në Ferizaj po bën hapa të mëdhenj përpara.

Me ardhjen e drejtoreshës së re, znj. Kristina Gashi Bytyçi, kjo shkollë është shndërruar në një mjedis ku punohet me përkushtim për ngritjen e cilësisë në arsim dhe edukim. Fryma pozitive që mbizotëron në shkollë, falë përkushtimit të stafit dhe nxënësve, tashmë ka dhënë rezultatet e para të prekshme.

Në këtë kuadër, mbrëmë në Galerinë e Arteve në Ferizaj u shfaq filmi i shkurtër artistik "Zëri i heshtur", realizuar nën mentorimin e mësimdhënëses Sueda Jusufi.

Ky film është krijuar me qëllim edukativ dhe vetëdijësues, për të nxitur reflektimin kritik tek nxënësit. Ai sjell historinë e një nxënësi që përballet me bullizëm dhe përpiqet të manipulohet nga faktorë të jashtëm të shkollës. Megjithatë, përmes bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe policisë, situata zgjidhet në favor të së mirës.

Filmi përcjell një mesazh të qartë: nxënësit duhet të ndihen të sigurt, të mbrojtur dhe të respektuar në ambientin shkollor. Ky projekt paraqet një shembull për t’u ndjekur, duke theksuar se shkollat janë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat