Publikim i ri: „Drita, që po humbasim“

Kultura

Publikim i ri: „Drita, që po humbasim“

Nga: Arber Shabanaj Më: 31 maj 2025 Në ora: 20:43
Arber Shabanaj

Të nderuar miq të letërsisë,

Kam kënaqësinë të prezantoj vëllimin tim të ri me poezi, „Drita, që po humbasim“, i cili sapo është botuar nga Neopubli.

Ky vëllim përmban 72 faqe plot me reflektime të thella mbi dashurinë - për njerëzit, për botën, për tokën. Është një përpjekje poetike për të kapur dritën e brendshme dhe të jashtme, e cila shpesh humbet në rrëmujën e jetës.

Titulli aktual „Drita, që po humbasim“ është ndoshta më i rëndësishëm se kurrë. Në një kohë kur po tëhuajsohemi gjithnjë e më shumë nga vlerat dhe të vërtetat e rëndësishme, ky vëllim me poezi flet për mallin për kthim dhe ripërtëritje. Poezitë janë një apel për të ruajtur dritën brenda dhe rreth nesh dhe për të mos u dorëzuar.

Vëllimi i lartpërmendur tani është në dispozicion për 9,99 € dhe mund të porositet përmes Buchhandel.de: Thalia dhe Amazon. Ju ftoj të zhyteni në faqet e këtij libri dhe t‘i lini vargjet t‘ju udhëheqin.

Le të mos e humbim dritën - le të lexojmë!

 

Kosova

 

Në mes të luginave, të fshehura në male,

qëndron e heshtur Kosova - një zemër me halle.

Erërat e egra për shkëlqimin e lashtë tregojnë,

ditët e triumfit dhe netët e betejës kremtojnë.

 

Kosova qan dhe me prush shkëlqen,

në gjakun e saj rrjedh liria - krenaria vjen,

këngët kumbojnë, kohët kalojnë,

emrat dhe plagët në Kosovë qëndrojnë.

 

Dhe lindin heronj të rinj, progresi vezullon,

fati rri pezull, asgjë nuk mungon,

Atdheu dhe uniteti i gdhendur fort në mend,

një zemër kujtim për këtë vend.

 

Lojë e lashtë, orë melodike

 

Orë uji, rëre dhe orë dielli

të gjesh çelësin,

me masë të kohës për t’kënduar,

duke kërcyer, këngën e jetës për t’a mësuar,

dridhjet duke vështruar,

që kjo bart,

të hedhura me mjeshtëri të artë

një orë pune

që nuk lodhet

edhe trazira sjell

në shkallën kohore të ndjenjave

lëvizjet e frenuara ndjell,

por që nuk zgjat

thjesht ndërpret

dhe në heshtje flet

tren i tensionuar

në rrotat e kohës

ishte bilbili vet,

sikur të numëronte orët,

kur po fluturonte,

sikur gjurmën e jetës t’a vizatonte.

 

Të jesh njeri

 

Ti duhet t’a kuptosh kuptimin e jetës,

rrugës tënde të vazhdosh me vetëdije,

veten tënde si qenie njerëzore njihe

dhe mos ik prej vetvetes.

 

Shabllonet ke nevojë t’i çmontosh,

ti duhet t’a shohësh botën qartë.

Jeta jote nuk është e lehtë dhe e lirë,

për t’a kuptuar atë, thjesht i gatshëm të qëndrosh.

 

Veprimet tuaja duhet të kenë kuptim,

nuk është e lehtë të jesh njeri.

Ti duhet të veprosh me durim dhe qetësi,

të keqen në ty, ktheje në përmirësim.

 

Me zell, bukuri dhe mençuri të përjetshme,

ti e arrin lirinë tënde brenda vetes.

Vullneti, i cili gjithsesi është në vetën tënde të etshme,

zgjohet vetëm me dashurinë e Zotit dhe të së vërtetës.

 

Buletin bibliografik:

Titulli: Drita, që po humbasim

Autori: Arber Shabanaj

Shtëpia botuese: Neopubli GmbH, 10997 Berlin

Numri i faqeve: 72 faqe

Çmimi: 9,99 €

ISBN: 978-3-8197-1571-6

Viti i botimit: 2025

https://www.epubli.com/shop/drita-qe-po-humbasim-9783819715716

Unë kam konsideratë për ju,

Arber Shabanaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat