Lindi më 17 qershor 1943,
në Krushë t’Madhe, komuna Rahovec – Kosovë!
Mbahet mend si profesor, politikan,
filozof dhe atdhedashës i zjarrtë,
i cili nuk ia ktheu shpinën Kosovës
kur digjej n’zjarr,
e populli i saj dëbohej me dhunë
e terror nga vatrat shekullore
nga shteti mizor e gjakatar i Serbisë.
Ishte ndër të parët intelektualë në Kosovë,
që i doli zot popullit të tij,
duke e kundërshtuar me forcë
regjimin mizor serb në Kosovë,
për çka politika antishqiptare
e arrestoi disa herë.
Në kazamatet serbe u torturua mizorisht,
por, sipas dëshmitarëve okularë,
asnjëherë nuk u gjunjëzua
për idealin e lirisë së popullit të vet.
Në fund, e ekzekutuan,
duke ia zhdukur edhe kufomën —
dhe sot e kësaj dite
nuk dihet
ku kanë përfunduar eshtrat e tij
nga bishat gjakpirëse të Serbisë.
Ditët kalojnë, bëhen muaj,
muajt bëhen vite,
vitet bëhen shekuj…
por kontributi i të Madhit Ukshin Hoti
për lirinë e popullit të Kosovës
kurrë, kurrë nuk do të harrohet.