Do t’ju mallkojë
paraja e qytetarëve të varfër
të këtij vendi.
Edhe për të 34-ën herë,
e latë Republikën e Kosovës
pa Kuvend.
Ta dini!
Ndërkombëtarët
janë
duke u penduar
nga sjelljet tuaja absurde,
për të gjitha ato
që kanë investuar
për të na çliruar
nga një shtet mizor,
i cili për mbi 100 vjet
na ka sunduar,
burgosur, dhunuar
e masakruar.
Kthejuni paratë qytetarëve,
sepse asgjë nuk jeni duke punuar.
Vetëm sa shtetin jeni duke e rrënuar
dhe Kosovën martire,
në sytë e ndërkombëtarëve,
duke e turpëruar.