Cirku i Tiranës ndaloi në Lezhë.
Një mbrëmje e veçantë në Pallatin e Kulturës së qytetit, që solli mjaft argëtim e të qeshura në sallë, ndërsa nuk munguan as duartrokitjet.
Loja e trupës së cirkut tërhoqi jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u shprehën të kënaqur dhe të lumtur për mikpritjen.
Një aktivitet i tillë tregoi se arti i cirkut mbetet një formë e gjallë, frymëzuese e argëtimit. Që prej rihapjes, Pallati i Kulturës në Lezhë ka sjellë një sërë organizimesh, ndërsa aktivitetet nuk do të mungojnë as gjatë sezonit turistik.