Evropa plak mblodhi hordhit
Të Boshtit e te Keqës
Treshja mizore
I lëshon qent e egër te ardhur Nga Karpati
Vrajeni helmoni syrgjinosni
Kokat e tyre i du te mbërthyra në hu
Katërgjysh kan Bardhylin
Teutën grabitcare
Kastriotin i skalitur me shqiponjë në ballë
Edhe ti vëllath helen
Diellin ma ke marrë
U dërmova ndër beteja për ty
Hijenat e Azise me i perzane
Yt at Filipi i krisur E ama ime Olimbia
Lind Lek i Madh me Hyll në krahnor
Dëshmitar e kam Parthenonin
Të përbetohem në Zot a Zeus gjak do të marrë
Dardania lëngon lumejt saj gjakojnë, gjakojne o gjakojne
Dardania ne gjak vishet
Boletini Zoti Madh ku te shkoj
Ku të shkoj , o ku te shkoj
Lidhja lidhëm besë o lidhëm Besë
Porta e Madhe na shkeli besen
O me thirr Dedë Gjo Luli e Zef Ndue Gjoka,
Te Gruda te Hoti o te Gruda o te Hoti
Ma vranë vegjëlin në djep
Me thirri Slivova Kacaniku
Me thirri Carraleva.
Sefer cope grima do të bahem
Do të jam aty
Boletini e Seferi ne kanjon te Caralevës Kacanikut shkruajnë
Historinë me shkronja aleksandrite
Kambët me jane muros
Jam lodhë stërlodh
Shpirtin tim do t' ia fali Teutes
Te ura,te ura te ura e kështjellës Ardiane
Stërgjyshet tane u martuan me nuse ardiane
Te Plevla,Plevla,te Plevla mbeten pa u