Festivali operistik: “Rame Lahaj”, si “Sunny Hill” e “Dokufest”

Kultura

Festivali operistik: “Rame Lahaj”, si “Sunny Hill” e “Dokufest”

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 21:59
Ilustrim

Për më shumë se një javë ofruan koncerte të jashtëzakonshme gjithandej Kosovës, por kapaku do i vihet të shtunën, në Prishtinë.

Ditën e dytë të muajit gusht, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet do të performojnë artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, raporton Klan Kosova.

Kjo për të përmbyllur edicionin e 5-të jubilar të “Festivalit Ndërkombëtar Operistik, Rame Lahaj”, një ngjarje kjo e veçantë kulturore.

Një ditë para Gala Mbrëmjes, drejtuesit dolën në një konferencë për media. Tenori, njëherësh themelues i festivalit, Rame Lahaj që këtu nuk ishte i vetëm, tha se është tejet i kënaqur me numrin e të interesuarve.

Falënderuese që mori pjesë në këtë edicion ishte edhe një soprano mysafire.

Këta premtuan se atmosfera në gala mbrëmjen, “Rame Lahaj & FRIENDS” do të jetë e jashtëzakonshme.

I gjithë ky edicion u përcoll nën tematikën, “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, një thirrje për tejkalimin e barrierave dhe për të përçuar fuqinë transformuese të artit, veçanërisht atij operistik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat