Monografia “Dritësit e Kombit”- Dritë mbi kujtesën kombëtare!

Kultura

Monografia “Dritësit e Kombit”- Dritë mbi kujtesën kombëtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 2 gusht 2025 Në ora: 09:13
Kopertina

Del nga shtypi monografia “Dritësit e Kombit”, një vepër me rëndësi të veçantë në kujtesën kulturore dhe intelektuale shqiptare, nën autorësinë e Prof. Dr. Nijazi Halilit.

Ky botim sjell një panoramë të thellë analitike të figurave ndriçuese të historisë sonë kombëtare, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët me mendim, dije dhe përkushtim shërbyen si udhërrëfyes për emancipimin, arsimimin dhe vetëdijesimin kombëtar.

Të dhëna të botimit:

   •   Shtëpia Botuese: Lena-Grafic, Prishtinë

   •   Refaktor akademik: Prof. Dr. Arsim Bajrami

   •   Recensentë shkencorë:

      •   Prof. Dr. Ismet Salihu

      •   Prof. Dr. Fejzulla Berisha

      •   Prof. Dr. Jusuf Zejneli

      •   Prof. Dr. Zimri Elezi

   •   Bashkëpunëtor profesional: Prof. Dr. Lisen Bashkurti

   •   Këshilli Redaktues:

Akademike  Aurela Anastasi, Akademik  Frashër Demaj, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prof.Dr. Bekim Baliqi, Prof.Dr.Agim Zogajm,Prof.Dr.Zenun Halili

,Prof.Dr.Salihe Salihu, Prof.Dr.Besfort Rrecaj,

Lektori: Prof.Shefkije Qeriqi-Halili

Dizajni: Mr. Dibran Fylli

Formatimi: BA Veli Kajtazi

Rëndësia dhe përmbajtja:

“Dritësit e Kombit” është më shumë se një monografi – është akt nderimi, reflektimi dhe thirrje për kujtesë kolektive. Përmes portreteve të thelluara, autori i jep jetë profileve të atyre që me mendje dhe shpirt e ndriçuan kombin tonë.

Libri dokumenton e vlerëson figura nga fushat e arsimit, drejtësisë, kulturës, diplomacisë, shkencës dhe rezistencës kombëtare, duke u bërë një pasqyrë identitare dhe referencë shkencore për studiuesit dhe brezat e rinj.

Vepra është tashmë në qarkullim dhe e disponueshme për:

   •   Bibliotekat universitare dhe kombëtare

   •   Institucionet akademike dhe kulturore

   •   Studiues, pedagogë dhe lexues të interesuar për historinë dhe kujtesën kombëtare

Për bashkëpunime, promovime dhe distribucion:

Kontaktoni autorin apo Shtëpinë Botuese Lena-Grafic – Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat