U munduan të ndërtojnë demokraci,
por nga dëshira për pushtet
kaluan në demagogji.
Secili politikan e synoi pushtetin,
bëri çmos që pushtetin
ta shfrytëzojë për t’ia adaptuar
interesave të veta,
duke harruar edhe demokracinë,
edhe shtetin.
Natën i vidhnin qytetarët,
ditën u premtonin
se do t’ua bënin jetën parajsë,
por nga premtimet e rreme
shpejt qytetarët përfundonin në fukarallëk.
Kosovës i duhet një klasë politike,
që më shumë angazhohet për shtet
se sa për pushtet,
dhe Kosovës më shumë i jep
se i merr.