Malsorja e Deçanit, me zërin që po i pushton zemrat tona

Kultura

Malsorja e Deçanit, me zërin që po i pushton zemrat tona

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 25 gusht 2025 Në ora: 08:37
Alesia Krasniqi

Malsorja e Deçanit, apo emri i vërtetë i saj Alesia Krasniqi, një këngëtare me moshë të re e dashur dhe simpatike, e cila me zërin e saj të ëmbël e të thekshëm, po i fiton zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Me interpretimet e saj me këngë popullore e këngë patriotike dhe zhanreve të ndryshme, kjo malsore që në moshën e re i filloi hapat e parë të këngës, duke i ruajtur delet nëpër luadhe e fusha të blerta.

Në korrik të këtij viti në qytetin e Gjakovës, në një festival të këngëve shqipe e takova këtë këngëtare të re, ku së bashku me shoqën time e lutem për një foto, me çrast i premtova se do ti shkruaj disa rreshta për ty, sepse ia vlenë dhe e meriton.

Një këngëtare me moshë të re dhe që premton shumë, është një ndër më të kërkuarat në mesin tonë nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, e cila e bënë atmosferen të bukur, të hareshme dhe të pa harrueshme, duke treguar se interpretimi i saj është bërë pjesë e përshtypjeve dhe emoconeve të popullit shqiptar ku që gjindet.

Malsorja e Deçanit, apo Alisia Krasniqi, me zërin e saj të ëmbël dhe melodik, është edhe mbesa e rapsodit të njohur folklorik Marash Krasniqi, për të cilën edhe ai do të ishte krenar për mbesën e vet, me këngët dhe zërin e saj të trashëguar të « krasniqës» së vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat