Nga demonët,
bota e njerëzimi në rrezik.
Armet po flasin shumë,
zëri i paqës është mekë,
së fjalët e thëna s´kanë besë,
si një jehonë,
në erë që shkon duke u tretë,
Diktatorët, hije të errta,
po sillen vërdallë rreth nesh.
Paqen po e kërcënojnë me hekur e zjarr
duke mbjellë frikë e dhimbje në çdo anë.
për asgje njerëzimin e kërcënojnë.
Flasin për paqe, por paqen se pranojnë,
Dashurinë për liri, më vdekje e dënojnë,
që vetë të mbeten mister për jetë në tokë.
Injorimi i paqes, lirin e rëndon shumë,
deri aty që jeta në tokë,
të humb çdo kuptimin.
Por kjo s´do të n`dodhë kurrë,
se lirin njerëzimi do ta mbrojmë vetë.
Të punojmë sot për paqe,
se nesër është vonë.