Mund të shajnë e të shpifin

Kultura

Mund të shajnë e të shpifin

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 shtator 2025 Në ora: 18:58
Autori Adem Bytyçi

por Albin Kurtit

kurrë nuk mund t’i thonë i korruptuar.

Nuk ka ndërtuar qiellprekës 26-katësh në Lakrishtë,

e askund tjetër në Prishtinë,

siç kanë vepruar

ata që e shpifin

dhe nuk lënë gur pa rrokullisur

për të ardhur në pushtet përsëri.

Z. Albin Kurtin mund ta shajnë e ta shpifin,

t’i thonë edhe "spiun i Serbisë",

por nuk kanë as edhe një fakt të vetëm

që Albin Kurti, për karrige pushteti,

ta ketë ngritur gishtin në Parlament

për t’i dhënë tokë të Kosovës Malit të Zi.

Albin Kurtit mund t’i mveshin çdo etikëtim,

por kurrë nuk mund ta akuzojnë

për hajni dhe korrupsion,

siç janë këta e ata,

që natë e ditë nuk bëjnë gjumë

duke bashkëpunuar edhe me ato

subjekte politike që shtetin e Kosovës

nuk e njohin —

vetëm e vetëm që Albin Kurtin

ta rrëzojnë nga pushteti.

Kush janë ata që kërkojnë

ta eliminojnë Albin Kurtin nga skena politike?

Janë Aleksandar Vuçiqi, Lista Serbe

dhe opozita shqiptare,

duke parë ëndrra me dy sytë hapur

se mund t’ia shesin sapunin për bukë

popullit të Kosovës,

i cili ka vuajtur aq shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat