Remzi Hoxha ishte një patriot i zjarrtë.
Në kohën e luftës në Kosovë,
veprimtarinë e tij afariste
dhe patriotike e zhvilloi në Tiranë.
Ai e ndihmoi shumë, moralisht dhe materialisht, luftën në Kosovë,
por sigurimi shtetëror i Shqipërisë
e kidnapoi dhe, pa asnjë arsye, e torturoi
mizorisht deri në vdekje.
Dhe, për t’i fshehur gjurmët
e këtij krimi makabër,
ia zhdukën edhe kufomën.
Me gjithë përpjekjet e shumta të fëmijëve,
duke angazhuar edhe institucionet e drejtësisë
të shtetit shqiptar,
akoma nuk i kanë gjetur eshtrat e babait të tyre
për t’ia rivarrosur,
për ta ditur ku e ka varrin,
për t’i bërë homazhe,
duke i çuar herë pas here lule,
për të mos e harruar.