Maja e bjeshkës nuk matet me sy,
por me këmbë.
Sytë të mashtrojnë, këmbët
të japin rezultatin e saktë.
Maja e bjeshkës me sy e kanë matur
ata që i bënë koncesione Serbisë
pas luftës, në dëm të Kosovës.
Kosova gjatë do të ndjejë pasojat
e këtyre koncesioneve, nga ata që
historikisht e kanë luftuar kombin tonë.
Shqipërinë donin ta shlyenin nga faqja e dheut.
Pas çlirimit, negociatorët kosovarë
me ata serbë, të paditur, bënë koncesione,
duke i mundësuar Serbisë të drejtën e eksteritorialitetit
në trashëgiminë e kishave dhe manastireve ortodokse,
të cilat në të vërtetë ishin trashëgimi e kishave dhe manastireve ortodokse shqiptare.
Negociatorët shqiptarë në negociata me palën serbe
shkuan edhe më larg në dëm të Kosovës,
duke relativizuar sovranitetin e shtetit,
duke themeluar Bashkësinë e Komunave të Pakicës Serbe —
zgjidhja më e rëndë kundër tërësisë tokësore të Kosovës.
Lajmi më trishtues për qytetarët e Kosovës është
që përpjekjet për pushtet bëhen përsëri nga ata
që ia kanë shkaktuar dëmet më të mëdha vendit,
duke bashkëpunuar me forcata reaksionare
dhe ultranacionaliste serbe kundër Kosovës.
Tradhtia ka emër.
Kush e ka tradhtuar Kosovën në negociatat me Serbinë pas luftës,
dihet;
të tjerët nuk do të jenë larg dita
kur historia do t’i zbulojë dhe identifikojë.
Këta përjetësisht do të mbesin turpi
i kauzës së drejtë të Kosovës.
Qytetarët shqiptarë
do të jenë pa fat
për sa kohë mbetjet bolshevike
do të udhëheqin kombin
e Gjergj Kastriotit Skënderbeut,
dhe do të vendosin raporte me Serbinë,
e cila tri herë gjatë historisë
është munduar të çfarosë
popullin shqiptar nga faqja e dheut.