Pastaj dhunuesit deputetit
i thanë “bravo” bashkëpartiakët e tij,
dhe disa gazetarë e politikanë tjerë,
që kanë mbetur gjatë në opozitë
dhe nuk u ka mbetur tjetër
vetëm të shajnë e të bërtasin.
T’i thuash “mirë” një deputeti
që grushton një qytetar në shesh
është një anomali kolektive e jonë,
që na bën të ndihemi keq
si popull i paemancipuar
politikisht, krahasuar me popujt e tjerë.
Gjuha e ndytë e një deputeti kundër një qytetari
është një fakt absurd,
që tregon sa i marrë është një deputet,
në vend që të japë shembull
se si duhet sjellur,
shanë, grushton qytetarë
dhe bërtet në shesh,
si Armend Zemaj,
deputet i LDK-së