Edhe pse dihet
se Kosova nuk e ka luksin
për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme,
këtë e deshën Lista Serbe
dhe partitë shqiptare të opozitës.
Edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme,
qytetarët e Kosovës janë të vendosur
ta zgjedhin përsëri Albin Kurtin
për kryeministër të Kosovës,
ani pse e urrejnë disa kryetarë të partive të opozitës
dhe Lista Serbe.
Qytetarët luten,
që pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme
të fitojë sërish LVV-ja,
e jo ato parti,
të cilat dikur, kur ishin në qeveri,
e vodhën Kosovën.
I vetmi kryeministër
që vendos rend e ligj në Kosovë,
që lufton korrupsionin
dhe neutralizon opsionin
për ndarjen e Kosovës,
të iniciuar para disa vitesh
nga Edi Rama
dhe Vuçiqi në Nish të Serbisë,
është z. Albin Kurti.
Prandaj, zgjedhja e tij sërish Kryeministër
është në interes
të shtetit të Kosovës.