Subjektet politike, pa dallim,
i kanë vënë në lojë
interesat e shtetit
dhe të qytetarëve,
duke u tallur
me të vetmin motiv:
se cila e para
do të arrijë
ta sundojë Kosovën
dhe popullin e saj.
Ah, sa e dhimbshme!
Të gjithë miqtë e Kosovës,
që kanë ndihmuar
për ta bërë Kosovën shtet,
ndihen të indinjuar
kur shohin se partitë politike në Kosovë
nuk janë në gjendje
as ta mbajnë,
as ta ndërtojnë shtetin.
Shumë mendimtarë
dhe patriotë shqiptarë,
në mënyrë të përsëritur,
e kanë thënë se e keqja e Kosovës,
para së gjithash,
i vjen nga vetë politikanët
injorantë dhe të korruptuar kosovarë.