Aktorja e famshme shqiptare, Diellza Kolgeci, bëhet gati për vitin jubilar, për dhjetëvjetorin e organizimit të “Ballos Shqiptare”.
Aktorja tha se do të jetë një vit më ndryshe për faktin se është edhe dhjetëvjetori i kësaj ngjarje madhështore.
“Për çdo sukses, njeriu nuk duhet të harrojë së pari të vetët.
Në kuadër të 10 vjetorit të “Ballos Shqiptare”, që tashme është bërë pjesë e një tradite të bukur shqiptare, vendosem t’i dërgojmë një dhuratë simbolike ambasadorit Malaj, në shenje mirënjohjeje dhe respekti për shtetin e Shqipërisë.
Nisma u zhvillua me rastin e festave të nëntorit – Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky takim përkoi gjithashtu me ditëlindjen e ambasadorit, duke e bërë momentin edhe me domethënës e festiv.
Jemi NJË!
P.S dhurate: Plisi me emblemën "Helenen me plis në kokë" dhe faculeta kuqe simbole të "Ballo Shqiptare":, ka shkruar Diellza në profilin e saj në facebook.