Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA

Kultura

Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka nisur rinovimi i tërësishëm i Teatrit ODA, një hapësirë ikonike e artit në kryeqytet.

“Edhe 1.3 milion euro për kulturën në Kryeqytet.

Vazhdojmë me punë, përditë, për kushte më të mira veprimtarie për artistët,” ka shkruar Çeku në postimin e tij.

Ai gjithashtu theksoi se investimet qeveritare në Pallatin e Rinisë nuk do të ndalen, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe komunitetin artistik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat