Aleksandri është një nga njërzit më të ndritur që kanë ecur mbi këtë planet dhe që sot kam nderin ta ndaj me lexuesin. Emrin e tij mbante dhe Gjergj Kastrioti, princi Epirit dhe Maqedonisë. Një rrëfim historik, i trajtuar me dashuri, përkushtim dhe profesionalizëm.
Aleksandri është një personalitet i jashtëzakonshëm dhe më i madhi që shqiptarët, në kombinimin toskë dhe gegë kanë lindur.
1. Profet për fenë sepse përmëndet në Bibel e Kuran, madje konsiderohet një nga profetët e fesë islame pasi ishte shumë besimtar. Zoti ishte ai që e bëri aq të madh dhe ai e dinte këtë, sa ishte gjallë.
2. Në moshën 25 vjeç mundi Darin, ndërsa 30 vjeç krijoi perandorinë më të madhe të antikitetit.
3. Politikani dhe strategu ushtarak më i madh i që ka njohur njerzimi.
3. Një burrë fisnik që trajtoi me dinjitet e dashuri edhe armikun.
4. Një nga njerëzit më bujar që i trajtoi ushtarët dhe qytetarët e tij, si familjen.
5. I rritur dhe edukuar nga më të mirët e antikitetit. Aristoteli ishte ai qē i mësoi moralin dhe vetkontrollin. Një burrë të dytë nuk ka në histori për vetpërmbajtjen morale dhe respektin ndaj grave, fëmijëve, skllevërve.
6. U largua nga kjo botë herët nga dora njërzore por sot për të ndeshen shtete dhe popuj. Shqiptarëve ju përket nga gjaku dhe disa shteteve nga ana politike.
Autorja u dashurua me të gjatë shkrimit të librit, jam e sigurt dhe ju gjatë leximit.
Të premten, të shtunën dhe të djelën mbasdite do të gjeni Elena Kocaqin, së bashku me Aleksandrin tek panairi i Librit, Kati II.