Dhimbja që heshtë dhemb fort miku im!

Kultura

Dhimbja që heshtë dhemb fort miku im!

Nga: Tahir Bezhani Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 11:01
Sejdi Berisha

Sot një vit pa ty, sa rëndë, sa vështirë me shume kujtime! Ike befas miku im, herët ike, na le zbrazësi në zemrat tona. Bisedat me juve, fjalët e ëmbëla e plot kuptim jete, vargjet tuaja qëndisur me zjarrminë e shpirtit, mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë. Këtë e dëshmon Blini kur gjethet pëshpëritin në heshtje vargjet tuaja, këtë e dëshmojnë valët rrëmbyese të Lumëbardhit kur gurgullojnë pozitë tuaja si ninullat e nënës fëmijës, plot jetë në zemrën e Pejës sate, në mbarë Kosovën që aq shumë e dashtë. Viti iki me përmendjen tënde në çdo festim, përurim letrarë anekënd rrafshit të Dukagjinit. Sot një vit pa ty për të kujtuar përgjithmonë miku im, Sejdi Berisha!...

Miq e shokë që të patëm afër zemrës nuk të harrojmë kurrë poet, Sejdi Berisha! Do jetoni gjatë në zemrat tona, kujtim i skalitur në shpirte e zemër gjithë jetën.

Lavdi veprës dhe jetës sate mik i paharruar kurrë!

Gjakovë

01.dhjetorë,2025

ATY TE BLINI

Aty

Te “Blini i Poetit “në Pejë

Pranë atij druri të plasur kohe

Kafeja e mëngjesit avullonte

Radhazi ngrohtësisht shikonim njëri- tjetrin

Hurbnim lëngun, tjerrshim llafe

Buzagazet jehonin syprinës së valëve

Lumëbardhi buzëqeshte me krenari

Ecte me vrap ,bënte rrugëtimin e tij

Sejdi Berisha ngjante në përmendore

Mbante në dorë një fletë të bardhë e lapsin e zi

Radhiteshin fjalët, shkruante poezi

Për njerëzimin e kohët nxira moteve

Në zemër vargu rrëfente qëndresën,

Mbillte dashuri për brezat

Për fushat e malet,

Për këtë tokë të gjakosur...

Kur lapsi mbaroi ngjyrën e tij

I nevrikosur poeti tha:

Miqtë e mi

“Shikojeni këtë stilolaps

Do e hedh në Lumbardhë

Të mbetët si hieroglifë

Le t’i pëshpëritë vargjet e zemrës sime

Dëshmi jete e kam këtë Bli!....”

Lala e Nekiu qeshen me xhelozi,

Luli nuk ishte atë ditë mes nesh

U ndjeva i dërmuar mes vargjesh si tunxh

Admiroja atë burrë e vargun e plastë të tij

“Rrofsh sa Blini i thash!...”

Ika, e lash varur në vargun brilant

Aty te Blini,

Mbolla kujtimin e gjatë për stilolapsin

Për vargun e tij.....

Pejë, 23tetor,2023

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat