Reçak, mbi ty u derdh shumë gjak
Dielli do lind sërish mbi këtë tokë,
Kosova e ndanë frymën s’bashku me ty
Me dhimbje e lot por dhe me krenari.
Përkulemi sot e vendosim lule martirëve
Në kujtesën e popullit nuk do vdisni kurrë,
Por plagët s’do shërohen, e kanë të vështirë
Pa u dënuar kriminelët që shëtisin të lirë.