Prof. Eshref Ymeri dhe letërsia akademiko-shkencore e patriotike e tij

Kultura

Prof. Eshref Ymeri dhe letërsia akademiko-shkencore e patriotike e tij

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 15 janar 2026 Në ora: 16:53
Prof. Eshref Ymeri

Që të jesh intelektual i vërtetë dhe që publiku dhe kombi të respektojë, duhet që intelektuali të jetë i vërtetë, jo servil, i paanshëm, kritik, patriot dhe i pakorruptuar nga pushteti, interesi i ulët dhe paraja.

Shqipëria duhej të dekomunistifikohej, duhej bërë veting rrënjësor, një pastrim jo vetë politik por edhe juridik, akademik, mediatik, arsimor  dhe ideologjik gjithpërfshirës e gjithinstitucionalo-shtetëror. Fatkeqësisht ende sot pas 35 vitesh tranzicion Shqipëria politike qeveriset nga ishkomunistët dhe trashëgimtarët e tyre, ishkalamajtë e Bllokut Komunist, dhe madje edhe Akademia shqiptare ka në krye një ishkomunist dhe ishministër të diktaturës komuniste.

Sot vendosa të shkruaj këtë shkrim për Prof. Eshref Ymeri , ku unë e ndjej si detyrë intelektuale që të shpreh konsideratat për personalitete të larta dhe për intelektualët kontributorë për patriotizmin, diturinë dhe zhvillimin e përmirësimin edukativo-nacionalist dhe patriotiko-politik ku për këto shquhet e dallohet Prof. Eshref Ymeri si ndoshta askush tjetër sot në Shqipëri.Që në fillim dua të them e të kritikoj ashpër të gjitha mediat e Tiranës televizionet si dhe gazetat, portalet dhe ato të shkruara që dalin në Shqipëri të cilat publicistikës dhe letrave të Profesorit u kanë vënë embargo.

Por u takon intelektualëve të vërtetë të pasëmurë nga smira dhe egoizi; u takon intelektualëve moralist e patriotë  dhe të guximshëm që të bëjnë kritikë reale dhe të argumentuar, që të japin vlerësimin dhe mirënjohjen e meritën personaliteteve të shquara të fushave të ndryshe në funksion të zhvillimit, përmirësimit dhe edukimit patriotik , moral e kombëtar të shoqërisë sepse intelektualët e vërtetë kanë forcën, meritën, guximin dhe autoritetin edhe për të rrëzuar e shëmbur autoritetin e pamerituar dhe idhujtarinë boshe. Dhe jo të mbeten peng i servilizmit dhe mercenarizmit politik dhe të parasë e të shiten lirë per ndonjë përfitim prej tyre, ashtu sic ishte e gjithë shpura intelektuale e komunizmit  dhe sot shpura intelektuale materialiste dhe e korruptuar e paskomunizmit pseudodemokratik.

Duke parë e lexuar në shtypin shqiptar letrat-fjalime dhe publicistikën e prof. Eshref Ymeri ndjehem mirë që ka shqiptarë intelektualë së pari patriotë si ai.Ai është një akademik erudit , i paanshëm politikisht dhe kritik ndaj të këqijave kombëtare e publike;publicistika e tij letrare artistike, filozofike, akademike, morale, politike e historike janë dhe përcjellin edukatë, leksione,dhe porosi me vlera të jashtëzakonshme per brezin sot dhe për ata të së ardhmes. Për akademik Ymerin kanë aq shumë nevojë publiku, politika, shteti dhe dy akademitë shqiptare: ajo e Tiranës dhe Prishtinës; ajo dallohet nga gjërësia dhe thellësia si dhe nga qartësia e thjeshtësia, dallohet nga një logjikë e pastër e një studiusi të lirë dhe me  arësye të një  mëndje të kulluar të një shqiptari të madh, gjëra këto që janë antiteza karshi intelektualëve egoistë, mëndjemëdhenj, hipokritë e djallëzorë e që mjerisht ka shumë të tillë.

Profesorin nuk e kam takuar ndonjëherë, por atë e kam njohur nga shkrimet e tij botuar në portale, e sidomos te Gazeta “BOTA SOT”. Ai jeton në Amerikë por asnjë cast atë nuk e ndan zëmërsisht dhe shpirtërisht nga atdheu,  sepse ai i përjeton të gjitha ngjarjet që zhvillohen nëë Shqipëri e në Kosovë.

 Publicistika e tij është si ajo e mendimtarëve të medhenj ndërkombëtare idetë e të cilëve krijuan kombe dhe bënë epokë.

Puna e tij intelektuale e mundimshme dhe e lodhshme i shërben atdheut dhe kombit.Ai është një akumulues i dijeve dhe vlerave më të mira si dhe vepërmirë dhe krijues intelektual i një shëmbulli të rrallë dhe të admirueshëm; studiues i vërtetë i realiteteve ndërkombëtare dhe sidomos të atyre kombëtare; studiues, vlerësues, mirënjohës dhe inkurajues i të shkuarës së lavdishme dhe të së mirës së sotme kombëtare shqiptare; është një kritik i pakompromentuar kundër të këqijave kombëtare, publike dhe të korrupsionit e të tradhëtisë. Kjo nga njëra anë, por nga ana tjetër është edhe një kritik pozitivist dhe inkurajuese për të vërtetën , të drejtën, të mirën dhe të permirësimit e ndryshimit.

Kritika, publicistika dhe fjalim-shkrimet e librat  e Profesorit meritojnë respektin dhe mirënjohjen karshi këtij personaliteti të madh, sepse të madh e të shquar njeriun e bëjnë punët dhe veprat e mira e të dobishme të tij. Veprat e prof. Ymerit i shërbejnë publikut, dhe interesit të tij e të kombit;i shërbejnë edukimit dhe emancipimit modern të shoqërisë dhe intelektualizmit të vërtetë;i shërbejnë shkëputjes dhe ndarjes me të shkuarën por edhe me të këqijat e të sotmes;i shëbejnë rrëzimit të miteve dhe ndarjes nga mashtrimet e gënjeshtrat politike;i shërbejnë mësimit të historisë së vërtetë shqiptare, të Ballkanit dhe të asaj botërore, eksperiencave  dhe vlerave humane universale. Publicistika e Prof. Ymeri i shërben mësimit të  historisë demokratike të shteteve mike të shqiptarëve si dhe të ideolologjive, projekteve  dhe devizave e strategjive të shteteve armike të shqiptarëve sllavo-heleno ortodokse. Ai porosit se duhet larguar nga injoranca, percarja,korrupsioni dhe tradhëtia  dhe nga e shkuara traumatike penguese e bllokuese që mjerisht është e tillë akoma edhe sot politika shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat