Hero i fjalës dhe i armës

Kultura

Hero i fjalës dhe i armës

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 18 janar 2026 Në ora: 09:03
Milazim Zeqiraj

 

Në Kosovën e lirë,
nga frika e dritës,
hijet e zeza vrisnin heronjt
dhe humbnin në errësirë.

Më 17 janar 2002,
në pragun e shtëpisë,
dora e zezë e vrau Smajl Hajdaraj,
duke e mbush familj dhe vendin,
me vaji e trishtim.

Në lirë,
nga arrmiku,
u vra heroj i luftës dhe i paqes;
jo nga nata,
por nga frika e dritës së lirisë.

Nga hijet e natës u vra
babai,
patrioti,
miku,
komandanti,
deputeti.
Ai u radhit në vargun e gjatë të martirëve,
të vrarë në Kosovën e lirë.

Më 17 janar 2002,
heshti fryma,
fjala jo.

Ai nuk thirri vdekjen,
se e donte jetën.

Në luftë, me pushkë në dorë luftoj për liri,
që buzëqeshja  të rritet pa frikë. 

Ideali nuk e shiti,
nuk u përkul para hijeve.
Në parlament thirri për demokraci.

Frikën e vdekjës,
e mundi në luftë për liri,
u vra  në liri nga armiku,
kur liria e vendit nga hijet u shpall fajtor.

Luftën për liri e bëri pa kursim:
Në luftë betejat i fitoi me armë,
e në parlament me fjalë.
Shpresa për demokraci,
mbeti si zjarr në liri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat