Kur dimrit prore rrinte gjyshi te oxhaku
Mos e vidhni shtëpinë ,se koritet konaku
Gjithcka cka ishte me vlerë e kishim në cak
Më së shumti pulave ju patëm hy në hak.
E kishim më lehtë-caktonim roje te dera
Nuk kishte sikur sot vëzhgim e as kamera
Pas cdo aksioni të disponuar dhe me gëzime
Përfundonte cdo gjë-nuk kishte më hetime
Sot në kallabllëk vidhen votat në pikët të ditës
Miq e familjarë të "deputetit" i gëzohen rritës
Nuk e bëra për vete, por për llogari të deputetit
Sorrat m'i pinë mend, kuku nanë çka i bana vetit