Ismail Kadare,
mbetet shkrimtari i madh shqiptar,
në dallim nga të tjerët.
Letërsisë shqipe i ka dhënë
një karakter të rëndësishëm ndërkombëtar.
Falë veprave gjeniale të tij,
të përkthyera në gjuhët e popujve të tjerë,
sot nuk ka popull në botë
që nuk e vlerëson lart talentin e tij,
por edhe gjuhën shqipe, me të cilën shkrimtari
ka krijuar vlera artistike të rëndësishme,
me interes edhe për popuj të tjerë në botë.
I madhi Ismail Kadare
ishte i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi.
Edhe pse e ka merituar këtë çmim të lartë letrar,
nuk i është dhënë, për shkak të qindra
e mijëra letrave që trushpërlarë shqiptarë
i kanë dërguar Komisionit për dhënien e çmimit “Nobel”,
duke gënjyer paturpësisht,
kinse shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare,
i ka shërbyer regjimit diktatorial të Enver Hoxhës,
regjimit më të errët, antinjerëzor në Evropë.