Dita e dhjetorit, një erë e ftohtë frynte dhe një shi i imët si një simfoni binte. E lexoja edhe një herë vendimin dhe e pështyja me neveri mbi atë që kisha lënë pas. Dola në dritare dhe vështrimin e hodha në rrugën kryesore ku kalon makina e institucionit ku unë punoj. Po, ishin ata të dy, dhe mua sërish më kalonte koha në kujtesë; edhe atëherë frynte një erë e ftohtë dimri që të priste si brisk, dhe një shi i imët që lagte gjithçka, sikur të futej në kocka.
Ndërsa unë kisha dalë aty, tek ura e Lezhës, të prisja Antonin me të cilin kishim lënë të shkonim, sepse Kantit, mikut tonë të përbashkët, i kishte vdekur djali i xhaxhait. Makina e institucionit aty kthehej nga Zadrima, dhe në sediljen e parë të asaj makine gjendej kolegu i zyrës sime (krejt si sot), të cilit tre ditë më parë i kishte vdekur i ati. Por a thua e kishte harruar atë? E bashkë me shefin turrej në Zadrimë të vidhte ndonjë lek, të merrte ndonjë kovë djath apo ndonjë arkë vere.
“Hajdutët!” - kishte turfulluar Antoni, ndërsa unë kisha heshtur pothuajse siç bëja zakonisht, sepse ata të dy më dukeshin krejt si vëmje që shtrëcëzoheshin para të gjithë drejtorëve e s’linin gjë pa vjedhur, e sajonin kafeneve për kolegët që herë u diskutonin moralin e motrave e herë akuzonin apo shpifnin te drejtori.
“Mirë ua ke bërë me atë tregimin tënd te ‘Nana Dhinë e Dorit’,” - më ishte drejtuar Antoni, ndërsa unë sërish kisha heshtur dhe më kishte kujtuar ajo ditë e Shën Mërisë në Milot, ku kolegu im i zyrës dhe drejtori i asaj kohe, Dori, ishin veshur njësoj, me të njëjtën copë dhe ngjyrë, por që prej pantallonave më së shumti më dukeshin fiks “gay”. E të kënaqur turreshin të merrnin “nana dhinë” që mirditori do ta hante për festë.
“Ç’ke?” -më kishte pyetur Antoni, ndërsa kolegu i zyrës ngjitur, herë pas here lëshonte një “ëhhh”, sidomos kur donte të nxirrte ndonjë informacion, thuajse si të dilte nga vendi zorra e trashë. Mendja më fluturoi tek letrat e njëpasnjëshme të këtyre dy kolegëve që vidhnin, ashtu siç hartonin hacapet bashkë, që fshihnin listat e subjekteve apo zgjidhnin me grafik se kur do të vidhnin. Vetëm ata të dy duhet t’i dinin planet e punës; për të tjerët ishin sekret. Turreshin me makinën e institucionit, të cilës që të mos i identifikoheshin, ia kishin fshirë edhe stemat e institucionit.
“Si mendon?” - mu drejtua sërish Antoni, ndërsa unë vijoja të heshtja. Kolegu i zyrës përballë, në sediljen mbrapa, sërish lëshonte atë “ëhhh”, që - siç thashë - thuaje se i dilte zorra e bythës prej vendit. Kjo “ëhhh” ishte përdorur aq shumë këto ditë e javë të pezullimit dhe verifikimit të punës dhe dokumenteve të mia, por unë kisha heshtur; ia njihja mirë fytyrën dhe burrërinë.
“Po leri, o Antoni, ato fundërrina shoqërore,” - thashë, dhe me të qeshur tregova atë që kishte thënë dyqani i mishit për kolegun, shef të hacapeve, që mua më së shumti më shërbente për një fabul tregimi.
Isha me këtë bylmez mbrapa për të kontrolluar dyqanin e mishit, se ti e di mirë, pasi në ndërmarrjen tonë ngatërrohet veterineri me ekonomistin, shoferi me spiunin. Kur vajtëm ta kontrollonim, Kovaçi mu drejtua:
-Po unë ju di për shkrimtar, zotëri. Po shyqyr që erdhe, se unë i kam të gjitha. Po, po, të gjitha, dhe katërcapin e kam, e kam.
- Mirë, mirë, - ishte shprehur kolegu, - po duhet të kesh kujdes, këtu ka pluhur, atje një pikë gjaku...
- I kam të gjitha, edhe katërcapin e kam, - kishte folur ai me ironi.
- Mos u merr me pluhurin! - i thashë kolegut. - Dua të flas unë me zotërinë, boll.
- Të lutem, Kovaç, a po më thua çfarë është ky katërcap? Se unë s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Nëse nuk i ke letrat, do t’i bësh, po më thuaj çfarë është.
- Po mor zotni, ja për këtë kam dhënë katër çjep dhe tri dhi, pra 700 mijë lek atij kolegut tënd, që sa herë kalon i del shpatulla vendit, dhe më ka thënë se kjo o do bëhej te ai ose do ta shihja sherrin. Ja, këtu dy pallate më poshtë e kam.
- A e ke fjalën për hacapin? - pyeta unë.
- Ti quaje si të duash, po këto fleta për mua janë katërcapi. Pra 700 mijë lek, zotëri.
- Më vjen keq, po ti letrat i ke mjaft në rregull, - thashë, dhe i kërkova kolegut të dilnim. E njihja dhe e dija këtë praktikë, se e kisha hasur në disa subjekte dhe te byrektoret pranë shkollës së ragacionistëve, ku njëri kishte dhënë 400 e tjetri 700 mijë lek për këto letra të fotokopjuara që Kovaçi i quante “katërcapi”.
“Ëhhh”, bënte kolegu, që donte të shkipte edhe ndonjë shprehje tjetër prej tij, por unë kisha thënë se ishte në rregull, dhe i isha drejtuar duke i thënë se ne inspektorët ishim për të kontrolluar letra, jo për të bërë letra apo marrë para për katërcapin.
- E ka tepruar, - tha Antoni, - po përdor emrin e një shoqe klase, fotokopjon e dërgon gjithkund, të njëjtin hacap si te byrektorja, si te restoranti, te dyqani i mishit, te fabrika e peshkut. E di, Anto, se patrioti yt nuk i dallon e nuk di t’i dallojë dh-et dhe ll-et, po më lër me ato fundërrina e mbeturina shoqërore. F. Frisku thotë: “Çfarë kërkoni ju? Ja kam dhënë lekët djalit të Ç…-t.”
Isha duke vështruar nga dritarja sërish shiun me erë që binte jashtë, kur më ra telefoni:
- Ka vdekur gruaja e Nikoll Pertenes, - më tha miku im pas telefonit.
Por mua sërish më kaloi mendja te kolegu, te ai koleg që fshihte e mbante si aset për të vjedhur planet e punës mujore dhe vjetore; që zgjidhte, hiqte nga lista apo i kontrollonte sa herë donte, pra për të vjedhur subjekte - e kjo praktikë nuk përdorej kund tjetër. Mua dhe kolegëve që nuk vidhnim, na kishte dërguar herë në Mirditë, që të ishim sa më larg, sa më larg Petrit Kuqit, pra pastiçerisë “Njomëza”, tek e cila merrte 700 euro, duke nxjerrë një mijë e një mënyra e kërkesa, mjafton të vidhej. Natyrisht gjatë verës ne kontrollonim dyqane e subjekte në katundet e largëta, se Patoku, Shëngjini, Tale ktheheshin në burim vjedhjeje për dyshen e famshme; vidhnin ata, pra shefi dhe “strategu”, siç e thërrisnin kolegët e tjerë kolegun tim të zyrës.
Mua më kujtohet se si Petriti, pra pronari i pastiçerisë “Njomëza” në Shëngjin, ky kosovar i mirëshkolluar, tregonte se si ia merrnin paratë këto mbeturina shoqërore; dhe pikërisht atë ditë që i kishte vdekur gjyshja, pra unë ndodhesha në Thirrë të Fanit, ai ndodhej në Shëngjin, tek pastiçeria “Njomza”, të merrte 700 euro. Petriti, i arsimuar në Kosovë, më kishte treguar se i kishin thënë se leja higjieno-sanitare “kushtonte shtrenjtë”. E ky Petrit dhe Armend Gashi kishin pasur kurajo të flisnin publikisht në një media të Kosovës, por shpejt gjithçka ishte harruar; e falë raporteve me ta, ata kishin qenë edhe kur kishte vdekur mamaja ime, apo dhe kur kishte vdekur motra ime, të më ngushëllonin.
Po nejse, duke u kujtuar si kishte vdekur e jëma, pra e këtij hajduti, u turra prej Thirrës drejt mortit të këtij korifeu, ndonëse koleges së zyrës i kishte vdekur djali i motrës po atë ditë; për këtë s’u kujtua askush, a thua se plaka ishte dhimbje më e rëndë se një djalë i ri. Nejse, shkuam në Zadrimë, ku kishte vdekur ajo nënë e mjerë, pra gjyshja e shefit.
Unë, i tronditur, kisha mbërritur bashkë me të gjithë kolektivin atje, ku gjetëm dy burra me brekë plazhi, të pa larë, pra me brekë të shkurtra - dhe kjo gjë ma binte ta shihja vetëm në këtë rast, edhe pse jam duke iu afruar të 60-ave, dhe në anët tona vdekja nderohet si askund tjetër mua s’më kish rastisur të shoh një bastardllik të till. Po se harrova, ishte dhe kolegu që e shihja tek pinte cigare elektronike, e pantallonat i kishte firmato dhe thoshte se “jam trendi”.
Pra dy burra me brekë pa larë na pritën. Unë shihja brekët e shkurtra të tyre dhe kolegun me pantallona firmato, që vinin nga paratë e vjedhura të hacapeve dhe që na bënte kafet.
Kjo ndodhte aty dhe vetëm aty; më kujtohej ditë-vdekja e nënës sime, atë ditë 31 janari - ditë e akullt dhe e ftohtë - kur në fshat, 40 minuta larg nga asfalti, në oborr kisha rreth 6000 vetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, që priteshin e përcillnin siç di shqiptari të nderojë vdekjen dhe ritin mortor.
Drejtori i asaj kohe nxori një prerje të madhe monedhe, sikur për të treguar se e vlerësonte, ani pse ai ishte një idiot e gjysmë, që nuk dinte as zakon as burrëri; dhe ai me pantallona firmato. Drejtori dhe shefi i hacapeve vërtet rrobat i kishin firmato, por kombinimet i kishin si të mos kishin bërë asnjë ditë shkollë, mjafton të ishin firmato. I dëgjoja shpesh: “Jemi trendi”, ani pse s’flitej për kombinimet e tyre.
Ishim kthyer rrugës dhe kishim kaluar ngjitur me atë mort të atij djali të ri, që ishte djali i motrës së koleges, por ishim shumë të zënë dhe nuk mund të ndalonim e ta ngushëllonim edhe atë grua-kolege, zonjë tani, se nuk na linte puna. Ndërkohë kolegu i zyrës sime, që kishte harruar të atin dhe pas tre ditësh kishte shkuar të vidhte në Zadrimë kova djathi, tani duhej të futej në rol, ani se ai kishte harruar të atin për të vjedhur - jo një plak 90 vjeç; ani se ishte gjyshja e kolegut me të cilin vidhte - nuk do t’i linte kohës të ikte dhe do turrej pikërisht tek “Sofra e Prizrenit” apo “Sodra e Suharekës”, tek Armend Gashi apo tek “Sora e Gjilanit”, të mblidhnin para. Mungonte shefi, po jo drejtori. Dhe dyshja për të zgrapur ishte sërish aty.
- Si qe ajo puna e letrës që të bëri Alma? Se na i paske pas thënë “kurvë”? - më pyeti sërish Antoni, ndërsa ne i afroheshim Shënkollit.
- Lëre, Anton, se ajo është botuar, – i thashë unë po shkojm te mortja.
- Po ajo shoqja jote që bridhte e shkonte herë me njërin e herë me tjetrin… - Nuk pata kuptuar se çfarë ishte, dhe më ishte kujtuar ajo që më kishte treguar Ylli Hamiti, të cilin kolegu e kishte gjobitur 500, se na paska pasur disa birra pa letra, dhe ishte turrur t’i merrte 600 mijë lekë furnizuesit të birrës “Amstel”, duke i thënë se vetëm ai, shefi dhe drejtori, mund ta mbyllnin këtë punë.
Më ishte rrotulluar në mendje kontrolli në kantinën e verës në Fushë-Milot, ku Gabrieli jo vetëm iu ishte drejtuar kolegut dhe koleges “karakurvë”, se kishin kërkuar lekë për Edin, por kishte nisur t’i shante me rob shpie e regjistër familje, sepse çdo javë u duhej nga një arkë verë “për drejtorat, ministrat” dhe lekë për Edin.
Pas një periudhe hetimi dhe pezullimi, unë kisha kërkuar që prokuroria të hetonte e verifikonte gjithçka që kisha shkruar apo inspektuar: çdo dokument dhe diplomë, çdo trajtim dhe kualifikim. Tani pyes: kur do të hetohen hacapët, katërcapët, analizat, lejet, fshirja e subjekteve?
Harroni o kolegë se të gjithë është në dosje - atë dosje që ju përgatitët për të më bërë mua gjëmën. Deklarimet, o shef “trendi”, që gjyshen e varros me dy burra me brekë të palara, dhe mua kërkon të më dërgosh herë tek një e herë tek një tjetër sektor, vetëm të jem larg subjekteve ku ti vjedh; ku fsheh e përgjysmon numrin e subjekteve që të vidhnit; ku nuk le deklarim të rremë pa bërë për mua e kurr nuk më del përball. E ato deklarime do të botohen një për një me vula prokurorie.
Apo ti, koleg, që turresh dhe që në fakt je ideatori i pabesive, poshtërsive, nxitësive; që dy ditë pasi të ka vdekur babai (ish-spiun), shkon në Zadrimë të vjedhësh; që në kafene harton e shpif herë me Nestën (Zernin në atë zë), herë me Almën, e herë vetëm.
Unë kam heshtur, se më jeni dukur vemje - ju që me shpifje i shtrocëzoheshit drejtor Besit dhe në fund i bëtë varrin me shpifje. E sot lifni edhe për atë. Keni harruar se tani ka ardhur radha të flas unë, t’ua botoj deklarimet një për një, edhe vjedhjet një për një. Jo duke spiunuar si i ndjeri yt ai, o koleg, që shikon drejtorët si i veshin getat kur ndonjëri prej tyre është gej, dhe ashtu na vishesh dhe ti.
T’u pyes ju së pari: kujt ja vret sytë prania ime apo qënia ime, që shoh veç punën time, ty shef i hacapeve e katërcapeve që varros gjyshen me dy burra me brekë të palara, e Petritit që bën burek, i jep fleta letra dhe pasi i merr 400 mijë lekë për to, i thua se duhen dhe 50 mijë për arkitektin; e çfarë i duhet arkitektit byrektore këtë e di vetëm ti.
Apo ty, strategu i poshtërsive dhe vjedhjeve, që dy ditë pasi të vdes babai turresh në Zadrimë të vjedhësh, deklaron e kurdis Alma e Nesta të shkruanin letra anonime, a i rrije mas bythe drejtori Arjanit e nga tavolina e tij drejtoje gishtin tend denjues prej të pa fytyrës, ty që vjedh e s’guxon të shkosh më në derë Gabriel Nikollës apo që kërkoe me Arjanin dhejetra pako milva të Poseidonit, se i duheshin me la zyrën. Ty që i rrije pas bythe drejtor Droit e i mbushje makinën me arka të vjedhura vere, apo ty që përdoreje si nga Besi, apo formuloje letra me Almën e Nesten.
Apo ty, koleg, që mundohesh të hetosh e zbulojë, e me atë “ëhhhh” tend aq sa duket se po të del zorra e bythës prej vendit e mua më drejtohesh se nuk blehet xhiboksi me para të nderëshme, apo ty, koleg, që merresh me thashetheme?!?
Tani që u kontrolluan dhe u dokumentuan nga prokuroria deklarimet e subjekteve, në të cilat kam vënë firmën unë, apo të gjitha dokumentet që kam formuluar apo paraqitur unë, dhe nuk doli asnjë shkelje… një pyetje kam: Kur prokuroria do të hetojë katërcapët, vjedhjet me licensat, lejet higjienosanitare apo analizat që vijnë me vula nga laborator, ditë e javë para datës që duhet të kenë dalë nga laboratori?
Këtu tash nis mos heshja, o vemje të zeza - së shpejti vijnë faktet, jo në formë tregimi, por dokumenti; jo në kanale të fshehta e nën dhe, siç bani ju a baballarët tuaj spiun, por haptazi dhe publikisht.
Ju i fundosët B…n, jo mua. Këmishat e pantallonat di t’i kombinoj mirë, po firmato i blej, por jo me para të vjedhura - po i kam me para, jo me vjedhje, koleg.
Ti, o “strategy”, harron se djali i furrës në Gjorm, ku ju vjedhni, është burri i vajzës së dajës tim (inxhinier kimist); ashtu si dhe pronarja e petave në Rubik, apo “Joana” që ka market, supermarket, kafene e byrektore, është vajza ime ku ju shkoni të vidhni…
Edhe për ty, koleg, që më pyet si të ndodhi ty që je mbi ne dhe vjen të kallmëti e vjedh ca shishe vere në emër të shefit – e kam gati diçka të vogël vetëm për të të treguar, veç ki durim. Pronari thotë se jan dashur vetëm gjasht ark aver “Prestigj per drejtorin” Çfarë të bëj pa ikur ti me shishet e veres për shefin? Mua, Lleshi, kolegu im agronom, më pyet: kush ishte ky hajduti i ri? Ndërsa pronari më thotë: shumë hajduta paskeni pas dhe shumë e pinë veren këto shefat e drejtorat tuaj?!
Këtu ishte asgjë; faktet janë të shumta e të tjera…
Ka ikur koha kur kurva thotë: “Ma mbaj kopilin”, e unë t’i them asaj gruaje: zonjë, kopilamadhe.
Së shpejti, faktet kisha përsëritur me vete.