Cikli i poezive “Kosova zog qielli”

Kultura

Cikli i poezive “Kosova zog qielli”

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 24 mars 2026 Në ora: 09:21
Milazim Zeqiraj

1.Liria e Kosovës fillon në pranverë

Në lirin e pushtuar, 

Kosova pa qiell e diell,

plagë që s´gjente shërim.

Vendi i pushtuar,

në vitin 1989 u ripushtua me pranga.

Populli jetonim sot për nëser, 

duke pritur agimet më diell.

Bisedime për paqe pa dritë në horizont.

Edhe të fundit në Rambuje e Paris,

një kohë e humbur,

armiku e dontë Kosovën pa shqiptarë.

2.Duke pritur agimet me diell

Ne në stuhi të papërkulur.

Ai urdhër, ai dry.

Pranvera e vitit 1999, me sy të shkyar, 

stinë e ngrirë në gjak e lot.

Popullin jetonte pa dritë e ngrohtësi.

Dita kalonte përmes territ.

Koha u bë e rëndë,

Pranvera pa u parë u tret. 

Ngrotësia e saj nuk ndihej 

se kishim ethe.

Armiku erdhi si ujku i çartur, 

me vrasje, ndjekje dhunë e zjarr, 

Kosova, kafshatë e lehtë!

Bota u tmerrua,

krimin nuk e duron.

3.Shkëndija e parë e lirisë shkrepi në Prishtinë

Bisedimet për paqe u tretën.

Rambujeja hije mbi tavolin,

shpresa u shkel, por nuk u shua.

Dhuna s´ndalej,

si një dimer pa fund.

2.

Nëpër shekuj të vrarë,

Ne përherë duke hapur istikame e varre.

Bota ngriti alarmin në ekranet e veta .

caqet kriminale sebe do ti kallim.

Lajmi i shumë pritur: 

Durimit i erdhi fundi, krimi të përfundon.

Siklet, bota foli nga qielli,

NATO ndezi flakët që ta djegin dorën e zjarrit, 

për ta ndalur zjarrin,

që fëmijt e zogjet të këndojnë lirshem.

Zogjet më krihë hekuri nga Aviano,

nëpër dritën e hënës

çanin qiellin mbi detë, fusha e male,

për ti  lindur agimet me diell në Kosovë.

3.

Me 24 mars 1999 në ora 20.04 minuta,

shkëndija e lirisë shkrep në Prishtinë,

për ti thyar zingjiret e errësirës,

dhe kthyar buzëqeshjën në Kosovë.

Rrufetë e çanin errësirën e qiellit,

Caqet kriminale po kallën.

Frika u mbyt si vala në detë,

kurse shpresa për jetë u rritën deri në qiell

Armiku u trishtua,

dhe s´gjenin strehë për shpetim.

Në Kosovë filloj këngën e lirisë.

4.Liria erdhi nga qielli si shi

Nga data 24.3.1999, me flakë nga qielli 

goditët sketërra e krimit,

për ta fikur zjarrin e vrasjeve dhe ndjekjeve.

Nga qielli për lirin e Kosovës, 

nuk vinte vetëm zjarr,

por edhe  thirrje pa fund: 

"mjaft është mjaft“, ndal krimet dhe ik.

2.

Nga zogjet që vinin nga larg,

qielli i Kosovës po kthjellohej.

Armiku i tmerruar nga humbjet,

i numëronte ditët deri të dorzimi.

Stinet u ndrruam at vit pa pranverë.

Populli me sy kah qielli,

i numëronte ditët deri të liria.

5.Flaka që shuan flakën

Të gjith në ikje, për një grimë jetë,

Një rrugë drejt Bjeshkve të Nemuna.

Jeta dhe vdekja kapërcejnë malin.

Flaka e qiellit e përkryar,

pët të shuar zjarri e vdekjës me flakë.

Të gjithë me sy kah qielli.

Përkulen para dorës së shpetimit,

që zbret liri si shi nga qielli.

2.

Nga rrufet e zogjve,

dhe lufta heroike e UÇK,

armiku i tmerruar filloj hakmarrjen.

Në valën e krimeve,

nëna e mbulon fëmiun më trup.

që bota si kishte parë më parë.

6.Rrufet që ndan errësirën nga drita

Në atë pranverë pa lule,

rrufetë e qiellit e ndanë errësirën nga drita,

që dielli të ngroh më mirë.

Gjaksori u tmerruar,

teksa flaka çpon errësirën,

po copton dhe djeg cuklat e ti.

Bjeshkët e Nemuna,

u bënë strehë për një grimë jetë.

Lirija e jonë vjen me dhimbje,

si agimi që lind nga plagët.

Zogjtë e shpresës me krih bartin liri,

Plaga e madhe kërkon dritë.

2.

Kthjellësia e qiellit,

matej më ngrohtësin e diellit.

Me flakë nga qielli, 

stuhija kriminale pushoj.

Fëmijt e fillojn vallën e lirisë.

Kosova me 12.6.1999 

me qiell dhe diell

e molisur por e lirë,

njëherë përgjithmonë.

Armiku iku nga kishte ardhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat