Ka shembuj në botë

Kultura

Ka shembuj në botë

Nga: Adem Bytyqi Më: 4 prill 2026 Në ora: 22:15
Adem Bytyqi

Disa popuj që kanë pasur shtet,
sot shteti u është shuar,
kanë mbetur vetëm
si shembuj të një historie dikur.

Ky shembull nuk vlen
as për popullin e Kosovës,
as për shtetin e Kosovës,
sepse shteti i Kosovës
i ka rrënjët në gjakun
e heronjve dhe patriotëve shqiptarë,
që kurrë nuk mund të bëhej ujë,
siç u ka ndodhur
disa popujve të pafat në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat