Ky vendbanim ka ekzistuar
atëherë kur në këtë gadishull
nuk kishte shumë popuj të tjerë
që sot jetojnë në fqinjësi
me popullin shqiptar.
Para se të quhej Kosovë,
emrin e vërtetë e kishte Dardani,
por pasi erdhën serbët nga Karpatet e Rusisë
dhe e okupuan,
ia ndryshuan emrin nga Dardani në Kosovë.
Pasi erdhi në krye të popullit shqiptar
të këtij vendbanimi aq të lashtë lideri vizionar,
zemërzjarrtë dhe atdhedashës, Dr. Ibrahim Rugova,
u përpoq t’ia kthente emrin në Dardani,
ashtu siç e kishte pasur gjithmonë.
Mirëpo, disa shqipfolës injorantë
e të “trushpëlarë” këtë përpjekje të Dr. Ibrahim Rugovës
ia hodhën poshtë.
Kosova, ky sinonim i Dardanisë,
gjendet edhe atje ku janë dielli e hëna,
edhe atje ku kanë rënë dëshmorë
shumë shqiptarë larg Kosovës,
për ta çliruar atë njëherë e përgjithmonë
nga sundimi barbar serb,
i cili, edhe pse përdori metodat më çnjerëzore,
nuk arriti dot ta shfarosë popullin shqiptar
dhe ta mbajë nën okupim Kosovën –
Dardaninë e dikurshme – përgjithmonë.
Tani, me bekimin e Zotit,
të Amerikës dhe me sakrificën e popullit,
erdhi koha që ky vendbanim t’i kthehet përsëri
popullit të cilit i takon.