​Kërkohen muzikantë të talentuar për festën e 4 Korrikut

Kultura

​Kërkohen muzikantë të talentuar për festën e 4 Korrikut

Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Kosovë po kërkon muzikantë të talentuar për festën e 4 Korrikut.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet:

Vëmendje Kosovë! Po kërkojmë muzikantë të talentuar për të qenë pjesë e festimit tonë historik të 250-vjetorit. Ja si funksionon:

Zgjidh një nga këto tri këngë amerikane:

The Star-Spangled Banner,

America the Beautiful, ose

My Country, ’Tis of Thee.

Regjistro veten duke interpretuar këngën.

Postoje publikisht në Facebook ose Instagram dhe etiketo @kosovo.usembassy dhe përdor hashtagun #KosovoSingsFreedom250.

Kjo fushatë përfundon më 12 maj, prandaj sigurohu që ta postosh videon sa më shpejt. Ambasada e SHBA-së mund të kontaktojë disa nga pjesëmarrësit e përzgjedhur për një mundësi për të kënduar në ngjarjen tonë zyrtare të 4 korrikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat