Korab Blakaj boton librin “Shqiptari përballë rrënimit”

Kultura

Korab Blakaj boton librin “Shqiptari përballë rrënimit”

Më: 22 prill 2026 Në ora: 13:55
Kopertina e librit

Autori Korab Blakaj ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri me titull Shqiptari përballë rrënimit, një vepër që synon të analizojë në thellësi gjendjen aktuale dhe perspektivën e shoqërisë shqiptare.

Në njoftimin për botimin, theksohet se çdo epokë dhe gjeneratë nxjerr një zë që ndërton urën mes së kaluarës dhe së ardhmes, ndërsa ky libër paraqitet si një përpjekje për të reflektuar mbi këtë lidhje. Vepra trajton tema si gjendja kolektive, ëndrrat, aspiratat dhe qëllimi kombëtar, duke ofruar një qasje analitike dhe filozofike.

“Çdo epokë dhe gjeneratë nxjerr një zë që kërkon të ndërtojë urën midis asaj se ku kemi qenë dhe asaj se ku synojmë të shkojmë.

-Me kënaqësi ju njoftojmë për këtë botim, një vepër që eksploron dhe i bën një autopsi të thellë gjendjes, ëndrrës, aspiratës dhe qëllimit tonë kombëtar.

Libri "Shqiptari përballë rrënimit" është një shtegtim analitik. Ai sfidon të shihet përtej sipërfaqes së ngjarjeve aktuale për të gjetur bazat filozofike dhe jehonat historike që përcaktojnë përpjekjen tonë. Për të kuptuar të tashmen, ne duhet kolektivisht të zotërojmë mësimet e së kaluarës dhe obligimin historik përmes logjikës së ideve që na vënë në lëvizje drejt qëllimit sublim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat