A e meriton Kosova këtë shkallë të varfërisë?!

Kultura

A e meriton Kosova këtë shkallë të varfërisë?!

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 maj 2026 Në ora: 11:03
Adem Bytyqi

Shumë kush nuk e di,
shumë kush nuk do ta besonte kurrë,
se Kosova, pas Moldavisë,
është vendi më i varfër në Evropë.

Qeveri pas qeverie,
edhe qeveria aktuale,
në mënyrë të përsëritur,
pa turp e kanë gënjyer
popullin e Kosovës,
duke thënë se
Kosova është një nga
shtetet më të zhvilluara në rajon.

A e meriton Kosova
të jetë shteti më i varfër në Evropë
pas Moldavisë,
sipas pasurive natyrore,
xeheve dhe mineraleve të shumta
që i posedon?

Madje, madje, të ketë
popullatën më të varfër në Evropë
pas popullit të Moldavisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat