Dymbëdhjetë qershori i vitit 1999..

Kultura

Dymbëdhjetë qershori i vitit 1999..

Nga: Adem Bytyqi Më: 12 qershor 2026 Në ora: 22:08
Adem Bytyqi

Kjo kremtohet si dita e çlirimit,
dita e paqes në një vend si Kosova,
në të cilën është derdhur aq shumë gjak
të njërit ndër popujt më të lashtë
në Ballkan dhe Evropë,
nga një regjim serb antishqiptar,
njëri ndër regjimet më çnjerëzore
që e ka njohur historia e njerëzimit ndonjëherë.

Kjo datë kremtohet çdo vit,
duke i kujtuar me pietet
dhe duke bërë homazhe te përmendoret
dhe varrezat e heronjve
dhe dëshmorëve që u flijuan
në altarin e lirisë, të cilën
e gëzon sot populli shqiptar i Kosovës,
populli më paqedashës në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat