Kurti merr pjesë në ekspozitën ‘Kur drita pushon’

Kultura

Kurti merr pjesë në ekspozitën ‘Kur drita pushon’

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 14:33
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës personale “When Light Pauses” (“Kur drita pushon”), të artistes Ulpiana Kurtaj.

“Kryeministri uroi artisten Kurtaj për punën dhe ekspozitën, që do të jetë e hapur për dhjetë ditë, si dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë është ekspozuar seria e vizatimeve monumentale të realizuara me laps dhe thëngjill, të cilat paraqesin trupin femëror si hulumtim artistik.

“Duke u përqendruar në strukturën anatomike, artistja ka përdorur dritëhijet dhe kontrastet, që i japin vizatimeve ndjesi të fuqishme skulpturore”, vazhdon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat