10 arsyet pse vajzat i braktisin meshkujt edhe pse i duan ata çmendurisht - Bota Sot
10 arsyet pse vajzat i braktisin meshkujt edhe pse i duan ata çmendurisht

Life style

10 arsyet pse vajzat i braktisin meshkujt edhe pse i duan ata çmendurisht

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:15
Ilustrim

Meshkujt e dinë që vajzat janë misterioze dhe të paparishikueshme dhe ato mund të të braktisin në momentin që më pak e pret. Ndonjëherë vajzat edhe pse e duan shumë një djalë, zgjedhin të largohen sepse e ndjejnë që ajo lidhje nuk u jep më lumturi. Bright Side na tregon 10 arsyet pse një vajzë e braktis një djalë edhe pse e do çmendurisht:

Ajo e ndjen që nuk mund të mbështetet tek ju

Edhe gratë që e duan lirinë e tyre, duan që të mbështeten tek dikush kur ato kanë nevojë. Ka periudha në jetën e një gruaje: si shtatzënia, leja e lindjes, kur ato kanë nevojë për partnertin e tyre. Vetëm një person i besueshëm mund ta bëjë një grua të ndihet rehat.

Është lodhur nga kërkesat tuaja

Ajo duhet të jetë gjithmonë në humor të mirë, të gatuajë ushqimin që ju pëlqeni, të lexojë libra për të treguar se është inteligjente dhe të komunikojë mirë me miqtë tuaj? Kjo është një pjesë e listës së kërkesave të një djali për një vajzë. Lista të tilla i lodhin vajzat, pasi nuk i lejojnë ato të jenë vetëvetja.

Ajo nuk e ndjen që është e vetmja në jetën tuaj

Nuk ka të bëjë me tradhtinë. Për gratë, është e rëndësishme t’i shikoni me dashuri dhe mos të shihni vajza të tjera.

Është lodhur nga mungesa e besimit dhe kontrollit të plotë

Të përpiqesh një javë për të marrë leje për të pirë një gotë verë me shoqet dhe në momentin që del nga shtëpia, gjatë gjithë kohës që je me shoqet të shkruan mesazhe “Edhe sa do rrish”, “Ku je” “Çfarë po bën”, është e lodhshme.

Jeni burim i emocioneve negative

Meshkujt ndonjëherë kur nuk janë të lumtur, ia “hedhin” fajin vajzave që kanë në krah. Edhe nëse ato përpiqen të bëjnë gjëra të reja për t’i lumturuar, idetë e tyre ju duken qesharake. Në këtë pikë, ajo edhe nëse ju do pafund dëshiron që të lëvizë dhe ta bëjë jetën e saj më interesante.

I përkisni dy botëve të ndryshme

Në fillim të çdo lidhje, kur jemi shumë të dashuruar nuk mendojmë gjatë për gjërat që mund të na ndajnë nga partneri/partnerja. Dashuria na bën të mos mendojmë qartë dhe injorojmë disa fakte të rëndësishme si për shembull: origjina, miqtë që ka partneri, shkollimi, etj. Vetëm pas disa kohësh, kur bie euforia, ne e kuptojmë se kush janë miqtë e tij me të cilët nuk do të flisnim kurrë.

Keni një sjellje fëminore

E dashura juaj dëshiron të bëhet me fëmijë, ndërsa ju po mendoni të shkoni në pushime me miqtë tuaj. Ose ose, më keq akoma dëshironi të luani playstation. Si në çdo situatë ka përjashtime, mirëpo vajzat nuk janë gati për të pasur fëmijë me një person të papjekur.

Është lodhur duke dhënë, pa marrë asgjë në këmbim

Të japësh pa marrë asgjë në këmbim? Marrëdhëniet e mira nuk funksionojnë në këtë mënyrë. 2 të rritur janë bashku kur e dëshirojnë vërtet marrëdhënien e tyre dhe vazhdimisht i shprehin ndjenjat e tyre me fjalë dhe me vepra.

Ajo nuk është e sigurt që ju e dini çfarë ajo do vërtet

Ajo nuk dëshiron të qëndrojë me një njeri që i ka gjithmonë planet në ajër. Nuk mund të ketë një lidhje serioze me një njeri që ndryshon mendje gjatë gjithë kohës.

Planet për të ardhmen nuk i keni njësoj

Ju e dini çfarë dëshironi, ajo e di se çfarë dëshiron. Problemi qëndron se partnerja jaj ka plane totalisht të kundërta me ato që keni ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...