Pse njerëzit bëjnë thashetheme? Arsyeja do t’ju surprizojë - Bota Sot
Pse njerëzit bëjnë thashetheme? Arsyeja do t’ju surprizojë

Life style

Pse njerëzit bëjnë thashetheme? Arsyeja do t’ju surprizojë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:05
Ilustrim

Të gjithë njerëzit bëjnë thashetheme, sepse në të vërtetë nuk ka njeri që nuk i pëlqen të flasë pak për një person tjetër. Në fakt një studim i publikuar në “Social Psychological and Personailty Science” zbuloi se një njeri shpenzon rreth 52 minuta në ditë për të bërë thashetheme. Kuptimi i thjeshtë i thashethemit është të flasësh për një njeri që nuk është i pranishëm në bisedë. Nuk do të thotë se të bësh thashetheme duhet të tregosh histori dashakeqëse për dikë, por do të thotë të shpërndash informacion. Por përse shpenzojmë ne një orë nga jeta jonë për të ndarë detaje nga jeta e një njeriu tjetër? Mark Leary një profesor i psikologjisë në Universitetin Duke, që është i specializuar për psikologjinë shoqërore dhe personale, shpjegon për revistën “Healthy” se thashethemet janë një instinkt njerëzor. “Thashethemet janë instikte njerëzore, sepse jetët tona janë të rrënjosura thellë në grupe. Ne jo vetëm që jetojmë në grupe, por varemi edhe nga njerëzit e grupit tonë për të jetuar. Prandaj, njerëzit kanë nevojë për sa më shumë informacion për ata që i rrethojnë për të ditur se si janë personat e tjerë, kush mund dhe nuk mund të besohet, kush i thyen rregullat e grupit, kush është mik me kë, cilat janë këndvështrimet e të tjerëve, e kështu me radhë”, është shprehur Leary. Për shembull ne varemi nga familjet tona për dashuri dhe ndonjëherë për ushqim dhe shtëpi, prandaj nëse nëna juaj do ju tregonte se babai është pushuar nga puna, ju do të mendonit për të gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar para. Nëse një koleg ju tregon se shefi juaj do pushojë disa punonjës, ju menjëherë do të merrni masa për të gjetur një punë të re. Kjo do të thotë se ne mbijetojmë nga thashethemet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...