Vera e dashurisë, kthejeni dushin në një moment pasioni - Bota Sot
Vera e dashurisë, kthejeni dushin në një moment pasioni

Life style

Vera e dashurisë, kthejeni dushin në një moment pasioni

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Dushi është mënyra më e lehtë për t'u qetësuar në një ditë të nxehtë, por me njëfarë parashikueshmërie ai mund të shndërrohet në një moment kënaqësie, i dobishëm për të habitur partnerin tonë. 

Këtu është një mini-udhëzim se si ta shndërroni atë në një takim të vërtetë të dashurisë.

Në shtëpi: 

Krijoni atmosferën - Të keni një mjedis të organizuar dhe mikpritës rreth jush është thelbësor për të ngjallur emocione dhe për të ndezur erosin: nëse jemi në shtëpi, ne e rregullojmë me kujdes dhomën duke luajtur me ngjyrat e të linjtave. 

Ndriçimi- Ndriçimi luan një rol shumë të rëndësishëm. Qëllimi është të japësh jetë për një mjedis intim dhe të mbledhur, prandaj duhet një dritë më diskrete si ajo e fasadave mbi pasqyrë. Qirinjtë janë gjithmonë mbresëlënës, nëse e lejon hapësira që keni. Përndryshe ju mund ta lini dritën në një dhomë aty pranë dhe ta mbani gjysmën e derës të hapur për të krijuar atmosferën.

Aromat - Nëse nuk ju pëlqejnë qirinjtë aromatikë,  mund të përdorni temjan ose vaj esencial.  Përdorni një qiri aromatik ose një vaj esencial me aromë eukalipti, qitroje apo nenexhiku që stimulojnë humorin mirë. Përndryshe, ne mund të përdorim një nga tabletat speciale të cilat vendosen në pllakën e dushit dhe kur shkrihen nën ujë  çlirojnë një aromë stimuluese.

Muzika - Edhe kolona zanore ka rëndësinë e saj. Mund të krijojmë një listë me këngët tona të preferuara, ose të zgjedhim meloditë relaksuese me tingujt e natyrës.

Nëse jemi në hotel - Fakti i thjeshtë për të mos qenë ndër katër muret e shtëpisë stimulon imagjinatën dhe ndez dëshirën. Një dush i ftohtë dhe pikant për të bërë së bashku sapo të vendosni këmbët në dhomë pas mbërritjes, është mënyra më e mirë për të filluar  pushimet.

Sapun dhe xhel dushi - Qetësimi i  njëri-tjetrit është sexi dhe stimulon intimitetin. Duke prekur njëri-tjetrin, teksa uji rrjedh mbi ne, është një mënyrë e fuqishme për të ndezur pasionin dhe për të harruar rutinën. Le ta ndihmojmë këtë proces në një kozmetikë me një aromë të veçantë dhe sensuale (duke u siguruar, megjithatë, se partneri e çmon atë!). Përndryshe ne mund të derdhim disa pika  vaj esencial që na pëlqen në një detergjent neutral.

Sfungjer natyral - Nëse ju pëlqen të përdorni një sfungjer për t'u larë, zgjidhni një të natyral dhe  përdoreni për të luajtur me ujin në lëkurën e partnerit: do të jetë një 'puthje' shumë e bukur për lëkurën.

Masazh i lagur - Sfungjeri mund të transformohet në një mënyrë të këndshme dhe sensuale për të masazhuar trupin e partnerit derisa uji rrjedh mbi të. Ne fillojmë nga këmbët dhe ngjitemi lart, duke vazhduar pa nxitim dhe duke "vizituar" të gjitha pjesët e trupit. Është një mënyrë sensuale për të përkëdhelur veten dhe për t'ju bërë të ndiheni mirë.

Të luajmë- Nëse na pëlqen dhe kënaqemi, mund të mbajmë një lodër seksuale të papërshkueshëm nga uji: stimulon dëshirën dhe krijon një atmosferë të këndshme. Ne gjithashtu mund të përfitojmë nga një nga shumë pajisje të dizajnuara për të bërë pozicionet në kabinën e  dushit më të rehatshme dhe të qëndrueshme.

Dhe më pas ... - Në këtë pikë është çështja për të ruajtur të njëjtin sens intimiteti edhe pas mbylljes së çezmave. Mbani një vaj aromatizues në dorë për një masazh  pas  dushit. Përndryshe  mund të përdorni një vaj bimor, si për shembull: orizi, i cili është shumë i lehtë, ose kokosi apo bajamesh. 

Dhe rutina e përditshme në këtë pikë do të shpërbëhet....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...