Këshillat që duhet të ndiqni për një jetë më të mirë

Life style

Këshillat që duhet të ndiqni për një jetë më të mirë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

T’i sigurosh vetes shëndet të mirë dhe jetë të gjatë është krejtësisht e thjeshtë. Problemi në fakt është që shumica e njerëzve nuk i kuptojnë gjërat e thjeshta. Për të jetuar sa më gjatë pa sëmundje, është e nevojshme që të pranoni dhe ndiqni plotësisht këto gjëra:

Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat

Ky fakt, thonë ekspertët, është i pamohueshëm, sepse truri kontrollon gjithë trupin nëpërmjet sistemit nervor. Nëse shfaqen pengesa në punën e sistemit nervor, bëhemi të sëmurë. Cila sëmundje do të shfaqet dhe sa do të jetë e rëndë, varet nga dëmtimi i sistemit nervor.

Nervozizmi rezulton nga problemet, por asnjë problem nuk e zgjidh

Mbase tingëllon si paradoks, mirëpo kjo është më shumë se e vërtetë – sa më shumë që ka njeriu probleme, është më nervoz, ndërsa tensioni të cilin e shkakton nervozizmi na pengon të mendojmë me kokë të ftohtë dhe ta gjejmë zgjidhjen. Edhe shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për këtë gjë, mirëpo thjesht nuk mund të qetësohen.

Janë të rralla situatat për të cilat vërtet ia vlejnë të brengosemi

Nëse mendoni më mirë, do ta kuptoni që kryesisht nevrikoseni për shkak të marrëzirave dhe imtësive. Vetëdija vetvetiu në jetën tonë nuk ka probleme të ngutshme (sëmundja, sëmundja e fëmijës, jeta në zgrip të ekzistencës) mjafton që t’ju qetësojë dhe njëkohësisht edhe të pengojë dëmtimin e sistemit nervor, ndërsa vetvetiu edhe zhvillimin e sëmundjes dhe plakjen e parakohshme.

E vetmja brengë për të cilën duhet të brengosemi

Është më se e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin vetjak dhe të familjarëve tanë. Të gjitha të tjerat janë të zgjidhshme. Fatkeqësisht shumica këtë e kuptojnë vetëm kur u bëhet vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat