Ushqimet e duhura për nxirje të përsosur dhe që hidratojnë lëkurën - Bota Sot
Ushqimet e duhura për nxirje të përsosur dhe që hidratojnë lëkurën

Life style

Ushqimet e duhura për nxirje të përsosur dhe që hidratojnë lëkurën

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Me ardhjen e verës, është koha e duhur për t’iu kushtuar ekspozimit në diell, por përveç kësaj duhet marr në konsideratë edhe ushqyerja. Ata që duan të kenë një ngjyrë të përkryer nuk mund të mos i kushtojnë vëmendje ushqimit që vendosin në pjatë. Modelet dietike luajnë një rol vendimtar kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV. Në këtë drejtim vlen të përmendet Dr. Joseph S. Takahashi, një ekspert i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit.

Puna e tij mbi këtë temë u përmblodh në një studim të vitit 2017, falë të cilit ai bëri të ditur ekzistencën e një enzime që është e aftë të ndërhyjë kundër dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit. Duke pasur parasysh këtë, është e përshtatshme të zbuloni se cilat ushqime ia vlen të përfshini në një dietë që synon optimizimin e cilësisë së ngjyrës edhe përmes hidratimit, i cili është thelbësor për përgatitjen e lëkurës sonë për të thithur rrezet e diellit.

Në vend të parë gjejmë boronicat, të karakterizuara nga prania e antioksidantëve të fuqishëm, të aftë për të luftuar radikalet e lira, veprimi i të cilave mund të përmirësohet pas ekspozimit të zgjatur në diell. Për të përfituar sa më shumë prej tyre, këshillohet që të zgjidhni ato të egra, pasi janë të pasura me vitaminë C, shumë e dobishme për parandalimin e formimit të rrudhave pas një dite të kaluar në diell.

Ne folëm për rëndësinë e hidratimit për një ngjyrë të kënaqshme: shalqiri është i çmuar në këtë drejtim, i njohur për faktin se është ndër frutat e verës me përmbajtjen më të lartë të ujit. Përfitimet e tij për ata që duan të tregojnë një ngjyrë perfekte nuk mbarojnë këtu! Nuk duhet harruar se ai është i pasur me likopen, një hidrokarbur izomerik aciklik, i cili siç theksohet nga një studim i vitit 2012 i botuar në faqet e American Journal of Clinical Nutrition, ju lejon të merrni një ngjyrë të fortë, më shpejt se sa ato që lidhen me përdorimin e kremrave mbrojtës.

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe frutat e thata, të cilat falë pranisë së yndyrnave omega 3 ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit të lëkurës. Vlen të përmendet edhe rëndësia e karotave të cilat, për shkak të përmbajtjes së tyre beta-carotene, përfaqësojnë një tjetër pikë referimi shumë të vlefshme, kur bëhet fjalë për nxirjen.

Përfundojmë me një çaj jeshil, i cili, siç dëshmohet nga disa studime tek kafshët, falë përmbajtjes së epigallocatechin është në gjendje të parandalojë problemet në lidhje me lëkurën e ekspozuar në mënyrë të tepruar ndaj rrezeve UVA.

Ushqimet që duhet të përfshihen në dietën tuaj për një nxirje uniforme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj janë të ndryshme dhe të shijshme. Përveç kësaj, ato mund të merren në mënyra të ndryshme, duke i shtuar në një sallatë ose duke i përdorur për përgatitjen e një smothie. Natyrisht, para se të filloni t’i përfshini ato në dietë, këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat